Lajme

Rritet numri i shkurorërëzimeve

Në vitin 2011, sipas Entit të Statistikave, në Kosovë janë regjistruar 17 mijë e 343 kurorëzime, kurse 1 mijë e 469 shkurorëzime

Tradita e vjetër shqiptare për bashkëjetesë dhe kurorë deri në vdekje me një grua, duket se ka filluar ta humbasë kuptimi. Nga viti në vit, po shtohet numri i shkurorëzime. Vetëm në vitin 2011, në Kosovë kanë ndodhur 17 mijë e 343 kurorëzime, derisa numri i shkurorëzimeve është rritur në krahasim me vitet e kaluara, duke arritur në 1 mijë e 569. Ndarjet, sipas psikologëve të cilët i citon gazeta “express”, po ndodhin për shkak se në Kosovë kanë nisur të ndryshojnë disa vlera që kanë qenë në të kaluarën. Rekord i ndarjeve të çifteve kosovare mbetet viti 2007, me gjithsej 15 mijë e 58 shkurorëzime. Kjo tregon se shqiptarët nuk janë edhe fort të lumtur e të qëndrueshëm në martesat e tyre. Vetëm gjatë vitit 2011, sipas “express” në krejt Kosovën janë shënuar 16 shkurorëzime më shumë sesa që kanë ndodhur në vitin 2010. “Prej janarit e deri në dhjetor të vitit të kaluar, në Kosovë janë ndarë plot 1 mijë e 469 qifte. Këto janë shifrat e sakta që Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar në muajin korrik, bash kur në Kosovë nuk ka ditë që nuk hasim në rend makinash të krushqive që nisen për të marrë nusen”, thuhet në raport.Në vitin 2011 në Kosovë, sipas ESK-së, janë regjistruar 17 mijë e 343 kurorëzime, kurse 1 mijë e 469 shkurorëzime.