Lajme
Fjalime të shumta për 1 Gushtin
Ministrat federalë kanë një program të ngjeshur festiv të fjalimeve sot dhe nesër
Nesër është festa nacionale e Zvicrës, 1 gushti. Por, qysh sot kanë filluar disa nga manifestimet, gjegjësisht fjalimet festive të ministrave federalë në shenjë të kësaj dite. Në këtë kuptim, ministrat kanë një program të ngjeshur sot dhe nesër.
Kështu vetëm ministri Ueli Maurer pritet të mbajë shtatë fjalime festive në vende të ndryshme ku organizohen manifestime publike. Ministri Alain Berset do të mbajë tri fjalime ndërsa njërin prej tyre e mban sot. Ndërkaq ministrja dhje presidentja aktuale e vendit, Eveline Widmer Schlumpf do të mbajë një fjalim zyrtar që do të transmetohet nga radio dhe televizioni.
Ministrja Doris Leuthard do të jetë e pranishme me fjalimin e saj në manifestimin që mbahet në Jungfraujoch ndërsa Didier Burkhalter në Olympia. I vetmi ministër që nuk do të mbajë fjalime për 1 gushtin duket se do të jetë Jochan Schneider-Ammann. Ndërsa fjalimin në Rütli do ta mbajë deputeti nacional i të gjelbërve, Antonio Hodgers nga Gjeneva.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











