Lajme
Le Figaro: “Ish-krahu i djathtë i Millosheviqit në pushtet “
Ivica Daçiq ka qenë një nga zëdhënësit e Sllobodan Millosheviqit
Ivica Daçiq, që i thotë vetes proevropian, dha përbetimin e tij të premten, duke marrë vendin e kreut të qeverisë serbe.
Aleanca mes socialistëve dhe nacionalistëve, të cilët çuan Serbinë në shkatërrim në fund të viteve 1990, a do të dijë sot të shkojë përpara në kuptimin e historisë? Inaugurimi i qeverisë së re serbe të premten nuk ka ngritur dyshime pranë kancelarive evropiane, të cilat punojnë në favor të integrimit të këtij vendi në projektin e BE-së, një projekt i kushtëzuar me normalizimin e marrëdhënieve të saj me ish-provincën e saj tani të pavarur, Kosovën. E përditshmja franceze “ Le Figaro” i kushtoi një shkrim të tërë situatës së re politike të Sërbisë.
Fitues të zgjedhjeve presidenciale dhe legjislative në majin e kaluar, çifti i ri në pushtet në Beogradit ringjall kujtime të këqija. I zgjedhur president, Tomislav Nikoliq, ka qenë me vite në Partinë Radikale Serbe (SRS), krahu i djathtë i ultranacionalistit Vojislav Sheshel, aktualisht në gjykim para drejtësisë ndërkombëtare. Pas rënies së tij, Tomislav Nikoliq ka kryesuar që nga viti 2008 Partinë Serbe të Progresit (SNS), me program nacionalist, por që mbron një përparim të Serbisë drejt Bashkimit Evropian.
Kryeministri Ivica Daçiq ka punuar akoma më ngushtë me ish-varrmihësin e ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, pasi ai ishte një nga zëdhënësit e tij. Ivica Daçiq mori frenat e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), ish-partia e Millosheviqit, duke e rivendosur dhe ripërqëndruar atë në rrugën evropiane.
“Një vijë e re ndarëse”
Ish-aleat i Partisë Demokratike (DS), me të cilën ishte në udhëheqje më parë, Ivica Daçiq, ka ndryshuar pozitën e tij të nesërmen e presidenciales, duke u bërë aleat me Tomislav Nikoliqin për të formuar një aleancë të re parlamentare. Të dytë kanë ndryshuar, natyrisht. “Si Kryeministër unë nuk do të lejoj në asnjë mënyrë (koalicioni me nacionalistët) një kthim në vitet 1990”, siguroi zoti Daçiq me rastin e emërimit të tij si kryeministër. Presidenti Tomislav Nikoliq, nga ana e tij, ka treguar gjithashtu dhe për shumë vjet besimin e tij demokratik dhe proevropian.
Megjithatë, disa deklarata të këtyre politikanëve shqetësojnë prapëseprapë. I sapozgjedhur, Tomislav Nikoliq ka pohuar se “nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë”, duke mohuar punën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Gjykatës Penale për ish-Jugosllavinë. Qeveritë perëndimore veçse nuk janë ngopur me të dëgjuar këtë deklaratë.
Nga ana e tij, Ivica Daçiq është shprehur në favor të një “vije të re ndarëse” ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ku pjesa veriore e Kosovës do t’i shkonte Serbisë. Si mund të dëshirojmë të luajmë akoma me kufijtë e shteteve të Ballkanit? Provokim i papranueshëm për kosovarët, ndërsa shumë diplomatë amerikanë dhe evropianë e shohin këtë me shumë shqetësim.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









