Lajme
Rritet numri i pacientëve të aksidentuar në trafik
Sipas një raporti të Klinikës Emergjente gjatë gjashtë muajve të kaluar, 763 pacientë kanë kërkuar ndihmën emergjente mjekësore
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë raportohet për rritje të dukshme të numrit të pacientëve nga aksidentet më trafik. Sipas një raporti lëshuar të mërkurën, gjatë gjashtë muajve të kaluar në Qendrën emergjente kanë kërkuar ndihmë mbi 760 qytetarë, ndërsa disa prej tyre kanë mbetur invalidë të përhershëm.“Klinika Emergjente e QKUK-së, njofton se bazuar në raportin gjashtëmujor të punës, vërehet shtim i rasteve që kërkojnë ndihmën mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik. “Gjatë periudhës së lartcekur ka pasur 763 pacientë që pas aksidenteve në trafik, kanë kërkuar ndihmën emergjente mjekësore. Bazuar në raport, 3 persona kanë vdekur pas plagëve të marra nga aksidentet”, thuhet në raport.Nga numri i përgjithshëm i të aksidentuarve, 2 për qind e atyre që kanë kërkuar ndihmën mjekësore, sipas raportit, kanë mbetur me invaliditet të përhershëm, përderisa 0.5 për qind kanë pësuar lëndime të rënda trupore që kërkojnë trajtim në periudhë më të gjatë kohore.“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht Klinika Emergjente, apelon tek shoferët e automjeteve të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitje duke i kontribuar ruajtjes së shëndetit të tyre|, thuhet në raportin e Klinikës Emergjente.Sipas të njëjtit raport, Në gjashtëmujorin e këtij viti, Klinika Emergjente ka kryer gjithsej 3.975 vizita mjekësore, prej tyre 554 pacientë të pranuar në Klinika të ndryshme në QKUK, 463 intervenime ,1.206 pacientë të reanimuar dhe 149 operacione emergjente.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











