Lajme
Bullgari: 6 të vrarë në një sulm antiizraelit
Të paktën gjashtë persona u vranë të mërkurën dhe 32 të tjerë u plagosën nga një shpërthim bombe në një autobus që mbante turistë izraelitë në aeroportin bullgar në Burgas. Izraeli akuzon Iranin për këtë vepër.
Viktimat, të sapozbritura nga një avion çarter pak para orës 16:00, ishin duke u transferuar në aeroport, tha Ministria bullgare e Punëve të Brendshme. Numri i pasagjerëve në bord të avionit ishte 151 veta, duke përfshirë një amerikan dhe një Slloven.
Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman, ka urdhëruar ngritjen e një krize si dhe ka dërguar ekipet për ndihmë në Bullgari me aeroplan, ka theksuar radioja izraelite publike.
Atentati i parë antiizraelit
Ky sulm antiizraelit është i pari që ka ndodhur në Bullgari. Kreu i sigurisë në Ministrinë e Transportit izraelite, megjithatë, kishte shpallur në janar se një përpjekje për atentat me bombë kundër turistëve izraelitë në Bullgari kanë qenë ndërprerë më 3 janar.
Një mjet shpërthyes ishte qenë zbuluar në një autobus që transportonte turistë izraelitë nga kufiri në Turqi gjerë në një vendpushim për skijim në Bullgari. Atë kohë, autoritetet bullgare patën mohuar fuqimisht këtë element.
Vitet e fundit brigjet e detit të Bullgarisë janë bërë atraktive për izraelitët, dy vende që kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Bullgaria ishte aleati i vetëm i Gjermanisë, i cili kishte shpëtuar hebrenjtë e saj nga kampet naziste, të cilat rikujtohen rregullisht gjatë kontakteve bilaterale me Izraelin.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











