Lajme
Mërgimtarët kthehen mbrapa nga autoritetet serbe
E. Mustafa kthehet mbrapa nga autoritete serbe me justifikimin se certifikata e lindjes të fëmijëve që janë nxjerr në Kosovë, janë falso
Pas pritjes më shumë se dy orë në kufij, E. Mustafa ishte kthyer mbrapa nga autoritete serbe me justifikimin se certifikata e lindjes të fëmijëve që janë nxjerr në Kosovë, janë falso.
Autoritet serbe vazhdojnë të mos e respektojnë marrëveshjet për lirinë e lëvizjes që është arritur në Bruksel me lehtësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu duke ndjekur praktikat e kaluara, autoritete kufitare po vazhdojnë t’i maltretojnë mërgimtarët kosovarë që po kthehen për pushime në Kosovë dhe po e ndjekin Serbinë për kalim transit.
E. Mustafa nga rajoni i Gjilanit, i cili ka më shumë se dy dekada që jeton në St’gallen, ka rënë preh e keqtrajtimeve të autoriteteve serbe në pikëkalimin kufitare Lipovec- Shid. Pas pritjes më shumë se dy orë në kufij, ai ishte kthyer mbrapa nga autoritete serbe me justifikimin se certifikata e lindjes të fëmijëve të tij që i ka nxjerrë në Kosovë, nuk janë origjinal.
Ai i ka thënë Albinfo. Ch, se pa asnjë justifikim dhe pa asnjë arsye serbët e kanë kthyer mbrapa vetëm pse kishte me vetë pasaporta të Kosovës. Ai tha se kësilloj maltretimesh kishte përjetuar edhe në vitet ’90, kur plaçka ishte parimi i autoriteteve të atëhershme serbe të kohës së ish-diktatorit Millosheviq.
Prandaj këtij shtetase kosovar i është dashur të bëjë një odisejadë dhe të kthehet mbrapa nëpër Kroaci për të ndjekur rrugën e Adriatikut. Mustafa thotë se nuk është i vetmi që ka përjetuar këtë praktikë serbe. Ai thotë se në Ulqin ka takuar edhe dy familje të tjera të cilat po ashtu kanë rrëfyer të njëjtën ngjarje.
Musftafa thotë se fillimisht kishte kundërshtuar deklarimin e autoriteteve serbe duke thënë se dokumentet janë legjitime dhe janë me numër serik të regjistruara në bazën e të dhënave në Kosovë, por thotë se ky debat ka ngjallë reagime tek policia serbe e kishte kërcënime me arrestim.
Ndryshe tri ditë më parë edhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli ka kërkuar nga mërgimtarët që të kenë më shumë kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi. Ai ka thënë se nëpër këtë shtet, i cili po administrohet nga e njëjta politikë e Millosheviqit, gjithçka është mundur. Madje nga ata kosovarë që kanë ndonjë dosje në këtë shtet, ai ka kërkuar që ta evitojnë krejtësisht Serbinë gjatë ardhjes në vendlindje.
Përveç pritjeve të gjata në kufij të shteteve të tjera, mërgimtarët kosovarë edhe gjatë hyrjes në Kosovë po përjetojnë pritje disa orëshe gjatë hyrjes në Kosovë. Përkundër temperaturave të larta që gjatë ditës së diel kanë arrit deri në 35-36 gradë, ata kanë qëndruar në kufij duke pritur për të paguar taksat kufitare të sigurimeve.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











