Kosova
Një kartolinë për ditëlindje
Sa mirë që keni pasur guximin ta bëni këtë shtet. Jam i sigurt, Kosovë, ti dhe banorët tu, do të keni bujarinë e mirënjohjes, që duhet ta ketë secila qenie, kur ia del që të jetë e pavarur dhe e lirë mbi tokë.
E dashur Kosovë
Unë e kujtoj ende saktësisht gëzimin dhe eksitimin që zotëronte hapësirën. Më në fund, po përshëndetnin një shtet të ri. Edhe po të mos ishe vetë i pranishëm në atë shtet, këto valë e arrinin çdo cep të Evropës. Edhe Bernën. Ato kishin depërtuar nëpër qytet.
Që atëherë kanë kaluar dhjetë vite.
Mbaj mend: kur isha dhjetë vjeç unë erdha në Zvicër. Më duhej të mësoja një gjuhë të re. “Arbërishten” time këtu nuk e kuptonte askush. Isha i pasigurt. Dhe megjithatë e kisha ndjenjën e një të ardhmeje të bukur e të gjerë. Ndjehesha i pavarur.
Tash i lejoj vetes të imagjinoj se edhe Kosova dhjetë vjeçe kështu i ka punët. Ndonëse asaj nuk i duhet të mësojë një gjuhë të re, ajo ka mbase pasiguritë që i ka një adoleshent. Edhe pse nganjëherë mund të mos vlerësosh në mënyrë të saktë, gjithmonë e ke këtë ndjenjën e të ardhmes së bukur dhe të gjerë.
Në fund të fundit do ta dish po ashtu se është diçka e re por që megjithatë ka qenë prej kohësh aty, sepse gjithçka vjen nga një “Ka-qenë-tashmë”.
Sa mirë që keni pasur guximin ta bëni këtë shtet. Jam i sigurt, Kosovë, ti dhe banorët tu, do të keni bujarinë e mirënjohjes, që duhet ta ketë secila qenie, kur ia del që të jetë e pavarur dhe e lirë mbi tokë.
Ju uroj nga zemra
Francesco Micieli
(Autori është arbëresh, shkrimtar i njohur në Zvicër që shkruan në gjuhën gjermane)
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











