Ekonomi
Eksportet gjermane, rekord të ri
Për shkak të rritjes së importeve vitin e kaluar, ekonomia gjermane për herë të parë që nga viti 2009 uli suficitin e saj tregtar. Eksporti tejkaloi importet me 244.9 miliardë euro, sipas të dhënave të Byrosë Federale të Statistikave. Shifra më e lartë u arrit në vitin 2016, në 248.9 miliardë euro, shkruan albinfo.ch.
Të dhënat po monitorohen jashtë vendit, sepse Gjermania është ekspozuar ndaj presionit ndërkombëtar për vite me radhë për shkak të tepricës së madhe të eksportit. Kohët e fundit, kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, gjithashtu kritikoi politikën tregtare të vendit.
Eksportet gjermane u rritën me 6.3% më 2017 krahasuar me 2016, e importet u rritën për 8.3%. Edhe eksportet, edhe importet tejkaluan rekordin e vitit 2016. Vitin e kaluar eksportet arritën në 1.2794 trilionë euro, ndërsa mallrat e importuara arritën 1.0345 trilionë euro.
Bilanci i tregtisë së jashtme përfundoi në dhjetor 2017 me një tepricë prej 18.2 miliardë euro. Të dhënat kalendarike dhe të rregulluara sezonalisht janë në plus prej 21.4 miliardë eurosh.
Shoqata e Tregtisë së Jashtme BGA pret që eksportet të arrijnë rekord të lartë më 2018, eksportet pritet të rriten me 5 për qind, në rreth 1.34 trilionë euro.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












