Lajme
Pëson nga zjarri teqeja “Arabati Baba” në Tetovë
Teqeja e famshme e Tetovës “Arabati Baba” dje ka pësuar djegie të pjesërishme, pasi që në një nga dhomat e saj ka shpërthyer zjarri, njofton portali “Koha”.
Sipas prijësit bektashian, Baba Edmond Ademi, zjarri është pjesë e një skenari të qëllimshëm. “Ne kemi dyshime për vendosjen e qëllimshme të zjarrit, pasi që në atë dhomë nuk ka pasur ndonjë qiri apo diçka tjetër që mund të shkaktonte zjarrin. Janë shkaktuar dëme, pasi janë djegur faltorja, mejdani dhe gjësende të tjera me vlerë të teqesë”, thuhet të ketë thënë Baba Edmond Ademi.
Ndaj kësaj ngjarjeje ka reaguar po ashtu edhe lëvizja qytetare “Zgjohu”, e cila ka kërkuar vënien në mbrojtje si dhe regjistrimin e menjëhershëm të komunitetit bektashian si dhe pronës së tyre.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












