Ekonomi
Rritje me hapa gjigantë në ekonominë e Eurozonës
Ekonomia me 19 vende anëtare u rrit, sipas “Eurostat”-it, me 2.5 për qind vitin e shkuar, rritja më e madhe kjo që nga 3 përqindëshi i regjistruar në vitin 2007
Ekonomia e Eurozonës është rritur gjatë vitit 2017 me ritmin më të shpejtë të saj në një dekadë, sipas shifrave zyrtare.
Ekonomia me 19 vende anëtare u rrit, sipas “Eurostat”-it, me 2.5 për qind vitin e shkuar, rritja më e madhe kjo që nga 3 përqindëshi i regjistruar në vitin 2007. “Eurostat” tha po ashtu se Eurozona u rrit me 0.6 për qind në 3 muajt e fundit të 2017-s.
Banka Qendrore Evropiane ka aplikuar një program gjigant stimulimi, në përpjekje për të siguruar rritjen e Eurozonës. Ky program ka bërë që banka të mbajë shkallën e saj të interesit në zero dhe të shpenzojë miliarda euro në muaj, duke blerë asete financiare, raporton “TCH”.
Rritja në Eurozonë ka përshpejtuar ritmet dhe tani shikohet si një nga pjesët më të fuqishme të ekonomisë globale, përcjell albinfo.ch.
Në dhjetor, Banka Qendrore Evropiane publikoi edhe parashikimet e saj të rritjes për Eurozonën, duke parashikuar një rritje prej 2.3 për qind sivjet, shifër kjo më e lartë nga 1.8 përqindëshi i parashikuar më herët.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












