Kosova
Kandidatët e Haradinajt nënshkruan “Deklaratë Zotimi”, nuk ankohen nëse humbin
Kryeministri Ramush Haradinaj ka në nënshkruar “Deklaratën e Zotimit” me kandidatët e partisë së tij për kryetar të komunave, duke nënshkruar se “ nuk do të ankohen por do të punojnë...”
Kryeministri Ramush Haradinaj po dëshmon se e ka marrë seriozisht punën e tij si shef i qeverisë. Pas disa ndryshimeve nëpër borde dhe miratimin e shpejt të dy ligjeve, atij për fenë dhe për Prishtinën, sot ka nënshkruar edhe një deklaratë me kandidatët e partisë së tij që garojnë për kryetar të komunave në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, të quajtur “ Deklarate Zotimit”.
Me këtë deklaratë, secili kandidatë për kryera komune deklarohet se nuk do të ankohet për parregullsi, por do të punoj për perspektivën e qytetarëve të komunës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që drejtohet nga Ramush Haradinaj , sot ka organizuar Konventën për Komunat e Kosovës, e cila është mbajtur në Pejë, ku kanë marrë pjesë të gjithë kandidatët për kryetar të komunave nga kjo parti.
Ai tha se ka ardhur ora e AAK-së, s’ka më ankesa dhe s’ka më vend për t’u ankuar, por për me i zgjidhë ankesat dhe problemet e qytetarëve. Sipas tij, tha se Peja është djepi i ekonomisë së Kosovës, dhe me qeverisjen e tij asnjë qytet nuk do të mbetet anash.
“Puna ime si kryeministër do të koordinohet ngushtë me punën e juaj, si kryetar komunash. Ju dhe për mes jush edhe unë do t’i dëgjojmë hallet e secilit qytetarë, në secilën qoshe të Kosovës. Askush nuk duhet me mbetur i pa dëgjuar, nuk ka pikëllim më të madh për qytetarin për atë që jetojnë në skamje, për atë që është i papunë se sa mos t’i dëgjohet zëri i tij. Unë bashkë me ju, ndoshta nuk do të mund ti zgjidhim të gjitha problemet brenda një muaj, por ne do të punojmë që me i zgjidhur ato që janë më të rënda, më urgjent menjëherë”, tha Haradinaj.
Ai ka folur edhe për sundim të ligjit, për arsim dhe për ekonomi e që sipas tij duhet angazhim për përmirësim ose që të krahasohet me vendet e rajonit. Haradinaj, tha se buxheti i shtetit do të rritet çdo ditë, por jo duke rritë taksa, por duke rritë ekonominë. Kryeministri premtoi se do t’i rrisin pagat dhe investimet kapitale në Kosovë.
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu tha se kanë hyrë në garën zgjedhor për ta ndryshuar të tashmen për hir të së ardhmes. Ai tha se këtu në Pejë po vejnë themelin e qeverisjes së ardhshme për komunat e Kosovës me Aleancë, me frymën e ndryshimit që ka ardhur, me kryeministrin Ramush Haradinaj, citon express.
“Kjo rrugë drejt qeverisjes në komunat e Kosovës është rruga e kthimit të shpresës e perspektivës së qytetarëve, udhë e madhe e zhvillimit dhe mirëqenies. Ndryshimi po nisë në çdo komunë dhe të gjithë sot zotohemi se do të përmbushim me nderë dhe me respektin për qytetarin e komunës, obligimet e marra për gjatë gjithë kësaj gare”, tha Vllahiu.
Kandidati për kryetar të Pejës, Fatmir Gashi, tha se 22 tetori po ofrohet dhe bashkë me të edhe dita e ndryshimit të madh për Kosovën, komunat e saj, edhe për Pejën. Qeveria e Kosovës me kryeministër Ramush Haradinaj, sipas Gashit do të kthej vëmendjen e humbur qeveritare nga rrafshi i Dukagjinit në shtrirje të barabartë të munguar deri më tash edhe nga Peja.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









