Lajme
GDP shënon rritje në Kosovë më 2009
Për periudhën pesëvjeçare 2004-2009, bruto produkti vendor (BPV) në Kosovë ose siç po quhet me zhargonin politik ndërkombëtar – GDP, është rritur për 1 miliard euro, njofton Enti i Statistikës i Kosovës.
“Bruto produkti vendor në Kosovë gjatë periudhës 2004 -2009 është rritur nga 2.912 miliardë euro në 3.912 miliardë euro”, thuhet në raportin e fundit të ESK-së.
Llogaritjet janë përpiluar nga Divizioni i llogarive kombëtare i Entit Statistikor të Kosovës duke kalkuluar prodhimin, shpenzimet dhe të ardhurat.
Sipas raportit të Entit, Bruto Prodhimit Vendor për kokë banori është rritur nga 1.427 euro sa ishte në vitin 2004, në 1.795 euro në vitin 2009.
Rritje më e madhe e Bruto Prodhimit Vendor është parë të ketë qenë në vitin 2008 për rreth gjysmë miliardi euro, apo sa gjysma e këtyre pesë viteve të kalkuluara.“Komponenti kryesor i Bruto Prodhimit Vendor është konsumi final i ekonomive shtëpiake, i cili është rritur nga 2.487 miliardë euro sa ishte në 2004 në 3.584 miliardë euro në 2009”, thuhet në raport.
Bazuar në të dhënat paraprake të Bruto Prodhimit Vendor, rritja reale për vitin 2009 ishte 2.9 për qind. Shkalla e deflacionit në vitin 2009 ishte minus 2.4 për qind.
Rritja ekonomike e vitit 2009 ka qenë më e vogla në 4 vitet e fundit
Shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake në vitin e kaluar kanë arritur në 4.36 miliardë euro apo 300 milionë euro më shumë se viti paraprak. 1.6 miliard euro ka qenë neto-eksporti i Kosovës në vitin 2009 apo 120 milionë euro më shumë se vitin paraprak.
Rritja thuhet të ketë qenë e përafërt në katër vitet e fundit.
Por, rritje ka pas edhe importi – 2.24 miliardë euro ka qenë në vitin 2009 apo 350 milionë më shumë se një vit më parë.
E-Diaspora
-
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit Skuadra e femrave e BK Häcken ka shkruar histori duke fituar UEFA Women’s Europa Cup 2026,... -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online













