Sport
16-vjeçari i Barcelonës që luan për Kosovën
Labinot Kabashi është ylli që pritet të shndritë për Kosovën. 16-vjeçari është pjesë e Akademisë së Barcelonës dhe një talent me të ardhme të ndritur
Kosova nuk ka shumë yje botërorë por ka një projekt shumë interesant, duke i kushtuar rëndësi lojtarëve të rinj, që priten të jenë yje botërorë në të ardhmen.
Ndër ta janë edhe Bersant Celina e Sinan Bytyqi të Manchester Cityt, Arbër Zeneli i Hereenvenit, Milot Rashica i Twentes, por edhe Labinot Kabashi, shkruan albinfo.ch.
Kabashi është emër jo shumë i njohur nga tifozët e futbollit, por luan në Akademinë e Barcelonës. Ai është vetëm 16-vjeçar dhe të gjithë u befasuan kur përzgjedhësi Albert Bunjaki e kishte ftuar atë në ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Ukrainës. “Lojtar interesant dhe lojtar i së ardhmes. Është pjesë e strategjisë tonë për të ardhmen e Kombëtares”, ishte arsyetimi i Bunjakit për ftesën ndaj Kabashit.
Edhe pse nuk luajti asnjë minutë, për të shkruan shumë media ndërkombëtare, ndër to edhe klubi i Barcelonës. “Labinot Kabashi, autori i një goli sot, është thirrur nga ekipi kombëtar i Kosovës për të luajtur ndaj Kroacisë dhe Ukrainës”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të Barcelona-Masia.
Rruga e vështirë e futbollistit Kabashi
Tregimi e tij është shumë interesant. Kabashi ka lindur në Kosovë në vitin 2000, por është larguar nga vendi i tij i shkatërruar nga lufta me familje vetëm dy vjet më vonë.
Territori i Kosovës më parë ishte pjesë përbërëse e Jugosllavisë, por që nga viti 2008, Kosova është pavarësuar dhe ka bërë paraqitjen e parë zyrtare në futboll në muajin qershor kundër Ishujve Faroe.
“Në fillim mendova se po bënin shaka me mua”, ka thënë Kabashi për “Barca TV” kur u pyet për ftesën që iu bë atij. “Por e kuptova se nuk ishte dhe u ndjeva shumë i lumtur. Jam krenar që jam në gjendje të luaj për Kosovën”.
Megjithatë, Kosova është një vend që nuk është njohur ende nga Spanja dhe rruga e mesfushorit shqiptar jo gjithmonë ka qenë e lehtë. I refuzuar nga CE Manresa, më në fund ai ia doli që të bashkohej me klubin tjetër të qytetit të tij, Gimnastic Manresa, ku Pep Guardiola e nisi karrierën e tij rreth 40 vjet më parë. Më pas ai u dërgua në La Masia nga Albert Benaiges në vitin 2010 dhe tani luan për skuadrën B të të rinjve të Barcelonës.
Progresi i tij u pengua më 2014 për shkak të një ndalese nga FIFA, por ia doli të kthehej në aksion vetëm dy muaj më vonë, pasi dëshmoi se ai dhe familja e tij kishin jetuar në Spanjë shumë kohë para se të merrej me futboll.
Labinoti ka prejardhje nga Polaci i Skenderajt, ndërsa edhe vëllezërit e tij, Elbasan, Astrit dhe Armend Kabashi merren me futboll. Labinoti po vazhdon të shkëlqejë për Barcelonën, kurse pritet që shumë shpejt të jetë edhe pjesë e ekipit të parë dhe të jetë ylli më i madh i Kosovës. Ndoshta një ditë mund të zëvendësojë edhe Lionel Messin!
Mendoja se po bënin shaka
“Në fillim mendova se po bënin shaka me mua”, ka thënë Kabashi për “Barca TV” kur u pyet për ftesën që iu bë atij. “Por e kuptova se nuk ishte dhe u ndjeva shumë i lumtur. Jam krenar që jam në gjendje të luaj për Kosovën”.
Megjithatë, Kosova është një vend që nuk është njohur ende nga Spanja dhe rruga e mesfushorit shqiptar jo gjithmonë ka qenë e lehtë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital














