Sport
Lë Zvicrën për Kosovën
Dardan Miftari bëri të ditur se pasi i vdiq babai ka dashur të jetë më afër familjes dhe për këtë arsye u transferua në skuadrën e Ferizajt. "Me vdekjen e tij unë mbeta i vetëm në familjen time të cilës i nevojitesha më shumë se kurrë, pra nënës time, bashkëshortes dhe tre vajzave të mia"
Portieri shkupjan, Dardan Miftari ka vendosur të braktisë Zvicrën dhe të transferohet në skuadrën e Ferizajt. Ai u largua nga skuadra zvicerane Dardania Lausanne për t’u transferuar te skuadra kosovare, bën të ditur gazeta “Koha” e Maqedonisë, përcjell albinfo.ch.
Por, ai braktisi Zvicrës për shkak të vdekjes së babait të tij. “Ta braktis Zvicrën më shtyri vdekja e babait tim, regjisorit Afet Miftari. Me vdekjen e tij unë mbeta i vetëm në familjen time të cilës i nevojitesha më shumë se kurrë, pra nënës time, bashkëshortes dhe tre vajzave të mia. Doja që të jem pranë tyre dhe njëkohësisht të vazhdoj edhe karrierën profesionale. Falënderoj Zotin që ende jam në formë të mirë sportive dhe shpresoj se aventura ime e re te Ferizaj, do të jetë një pikënisje e frytshme”, ka thënë Miftari.
Ai ka shtuar se vendosi t’i bashkohet Ferizajt dhe jo ndonjë skuadre në Maqedoni për shkak të profesionalizimit, derisa e konsideron veten në shtëpi, aty ku ka shqiptarë.
Ai ka shtuar se nuk e ka ndërmend të dorëzohet përkundër moshës 33-vjeçare dhe do të japë maksimumin për skuadrën e Ferizajt.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











