Sport
Përfundon ëndrra e shqiptarëve në Evropë
Tre futbollistët kuqezi, Armando Sadiku, Burim Kukeli, Ansi Agolli, janë eliminuar nga Liga e Evropës, kurse është kualifikuar Donis Avdijaj me Schalken
Armando Sadiku, Burim Kukeli, Ansi Agolli dhe i kanë dhënë lamtumirë ëndrrës për të vazhduar më tej në Ligën e Evropës, pas humbjeve të fundit, shkruan albinfo.ch.
Zurichu duhej të fitonte me shumë gola, por nuk ka arritur as njërën dhe as tjetrën në Turqi ndaj Osmanlisporit vendas duke mbyllur grupin në vendin e katërt.
Në ndeshjen e fituar me shifrat 2:0 nga skuadra turke, Kukeli zbriti në fushë që nga minuta e parë, ndërsa Sadiku u aktivizua vetëm në minutën e 60. Por, kur zviceranët filluan të sulmonin në kërkim të golit të kualifikimit, ekipi turk realizoi shpejt dy herë për të mbyllur diskutimin dhe për të kaluar në turin tjetër.
Karabaku i Ansi Agollit duhej të fitonte ndaj Fiorentinës në ndeshjen kundër italianëve. Por pavarësisht një loje të mirë të kapitenit të kombëtares shqiptare, Karabaku ka dalë i mundur nga fusha e lojës me rezultatin 2:1.
Ndërkohë, garën tutje e ka vazhduar Donis Avdijaj me Schalken. Ai ka qenë titullar dhe ka luajtur për 90 minuta në humbjen nga Salzburg, por gjermanët ishin kualifikuar më herët.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










