Sport
Shqipëria kërkon ta nisë me këmbë të mbarë
Leonard Zhuta, Ezgjan Alioski, Ferhan Hasani, Agim Ibraimi dhe Besart Ibraimi janë futbollistët shqiptarë që luajnë për Maqedoninë
Shqipëria ndeshjen e parë kualifikuese për Botëror e ka ndaj Maqedonisë. Ndeshja zhvillohet në Shkodër nga ora 20:45. Pas pjesëmarrjes në Evropian, kuqezinjtë kërkojnë të vazhdojnë me suksese dhe kërkojnë ta nisin me këmbë të mbarë. Futbollistët janë shprehur se do të angazhohen maksimalisht për fitore ndaj maqedonasve, shkruan albinfo.ch.
Mesfushori Migjen Basha ka thënë se duhet të vlerësojnë çdo kundërshtar. “Duhet të vlerësojmë çdo kundërshtar dhe të fillojmë me fitore ndaj Maqedonisë. Fitorja në ndeshjen e parë të jep krahë dhe këtë e pamë me Portugalinë. Nëse mendojmë se Maqedonia është kundërshtar i lehtë dhe duhet mundur, atëherë gabojmë rëndë. Nëse futemi në fushë me Maqedoninë për barazim atëherë jemi të humbur”, deklaroi Basha.
Bekim Balaj tha se është i qetë para kësaj sfide. “Jemi të qetë. Nuk e shohim ndeshjen në aspektin e derbit. Për ne është e rëndësishme të nisim eliminatoret me një fitore pasi bëhet më e lehtë”.
Edhe Jahmir Hyka ka thënë se do të luajnë për fitore. “Maqedonia është ekip i fortë dhe vijnë këtu për pikë, por nëse tregojmë lojën tonë si në Evropian dalim me fitore”, nënvizoi Hyka.
Edhe mbrojtësi Mërgim Mavraj kujton Evropianin, e më pas flet për ndeshjen nda Maqedonisë. “Besoj se pas kësaj eksperiencë mund të jemi pak edhe të frymëzuar, është e drejta jonë pasi e kemi merituar, kemi luftuar shumë dhe kemi pasur sfida shumë të mëdha për të arritur këtë sukses. Na lejohet ta shijojmë maksimalisht dhe besoj që jemi rritur si skuadër. Kjo eksperiencë që kemi fituar duhet të na shpërbejë në të ardhmen. Kemi avantazh ndaj kundërshtarëve që kemi në grup si Izraeli e Maqedonia pasi kemi më shumë eksperiencë se ata dhe duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht”, u shpreh Mavraj.
Ndeshje e veçantë do të jetë për mbrojtësin Naser Aliji. Futbollisti nga Kumanova ka thënë të gjithë shqiptarët e Maqedonisë do të jenë me Shqipërinë dhe kështu ka qenë gjithmonë.
Ndërkohë, Maqedonia në radhët e saj ka pesë futbollistë shqiptarë: Leonard Zhuta, Ezgjan Alioski, Ferhan Hasani, Agim Ibraimi dhe Besart Ibraimi.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











