Sport
Zyrtare: Mustafi i bashkohet Xhakës
Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi, edhe zyrtarisht ka kaluar në Arsenal, ku do të gjejë futbollistin tjetër shqiptar, Granit Xhakën
Shkodran Mustafi edhe zyrtarisht është futbollisti më i ri i Arsenalit, duke iu bashkuar Granit Xhakës. Marrëveshja flitet së është arritur për shumën e 35 milionë funteve, shkruan albinfo.ch.
“Më në fund erdhi koha që ta bëjmë zyrtare transferimin tim te Arsenali. Kam ardhur të luaj në një klub të madh me fansa fantastikë të Ligës Premier”, ka shkuar Mustafi në “Facebook”.
Mustafi ka kaluar nga Valencia te Arsenali, ndërsa ka luajtur për Evertonin dhe Sampdorian. Ai gjithashtu është pjesë e Përfaqësueses gjermane, ku më 2014 fitoi Kupën e Botës.
Ndërkohë, për futbollistin shqiptar ka folur edhe trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger. “Ai është në moshën e duhur. Është lojtar me eksperiencë. Ai është lojtar shumë i fokusuar dhe di të luajë me topin. Kemi transferuar një lojtar fantastik”, ka thënë Wenger.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“










