Sport
Hetemaj nuk luan kundër Kosovës
Futbollisti nga Drenica nuk ka pranuar të luajë kundër Kosovës më 5 shtator, por as nuk e ka zgjedhur Kosovën deri më tani
Mesfushori kosovar, Përparim Hetemaj, ka refuzuar të luajë për Finlandën në ndeshjen kundër Kosovës më 5 shtator, shkruan albinfo.ch.
Kjo ka rritur spekulimet se ai do të luajë për Kosovën, por një gjë të tillë e ka mohuar përzgjedhësi i Finlandës. Katso Hans Backen, ka mohuar që Përparim Hetemaj do t’i bashkohet Kosovës. Ai ka treguar se mesfushori kosovar nuk ka dashur të luajë kundër Kosovës, andaj nuk e ka ftuar për ndeshjen e 5 shtatorit. “Ai nuk dëshiron të luajë kundër Kosovës, që është vendlindja e tij. Është një situatë e vështirë dhe e kuptoj dhe respektoj vendimin e tij. Pas ndeshjeve kundër Gjermanisë dhe Kosovës, do ta diskutoj këtë temë me Hetemajn”, ka thënë ai.
Edhe pse Përparim Hetemaj nuk ka pranuar të zgjedh Kosovën deri më tani, mediat e Finlandës, kritikojnë përzgjedhësin e Finlandës, Hans Backe, që nuk e ka ftuar mesfushorin kosovar.
Sipas ‘iltasanomat.fi’, Hetemaj pasi nuk është ftuar për ndeshjen e 5 shtatorit, ka të drejtën të zgjedh Kosovën edhe pas këtij takimi.
“Sikur të ftohej tani, nuk do të mund të luante për Përfaqësuese tjetër, por tani mbetet ende mundësia e hapur për të zgjedhur Kosovën. Vetëm nëse luan një ndeshje kualifikuese të Botërorit, nuk mund të zgjedhës Kombëtaren tjetër për të luajtur në kualifikime të njëjta”, shkruan sajti në fjalë.
Lojtari nga Drenica nuk ka pranuar të luajë kundër Kosovës më 5 shtator, por as nuk e ka zgjedhur Kosovën deri më tani.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














