Sport
Vendimi i Rashicës për të luajtur për Kosovën, sjell shumë reagime
Mijëra komentues kanë qenë në “Facebook”, ku shqiptarët e Kosovës e kanë përgëzuar për vendimin e tij, kurse ata të Shqipërisë nuk e kanë pritur aspak mirë, madje kishte edhe shumë ofendime
Pas publikimit në lajmit në “Facebook” se ka vendosur të luajë për Kosovën, duke braktisur kombëtaren shqiptare, Milot Rashica ka marrë shumë reagime, shkruan albinfo.ch.
Rashica kishte debutuar me Shqipërinë, derisa nuk ishte ftuar në Evropian nga De Biasi. Pikërisht kjo ka qenë arsyeja kryesore që e ka shty drejt largimit nga Kombëtarja. Ai ka luajtur edhe për grupmoshat e reja të Shqipërisë, por ka luajtur edhe për Kosovën.
Mijëra komentues kanë qenë në “Facebook”, ku shqiptarët e Kosovës e kanë përgëzuar për vendimin e tij, kurse ata të Shqipërisë nuk e kanë pritur aspak mirë, madje kishte edhe shumë ofendime.
Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka folur pas largimit të Milot Rashicës drejt Kosovës, dhe ndjen keqardhje pasi e shihte atë si pikë kyçe për kualifikueset e Botërorit. “E dija prej ditësh vendimin e Rashicës. Më vjen keq pasi e shihja si pikë kyçe për kualifikueset e botërorit. Arsyeja e largimit? Ndoshta i ka mbetur hatri që nuk erdhi në Evropian, ndoshta dikush e ka nxitur të largohet. Më vjen keq për tifozët që e donin në skuadër”, deklaroi ai.
Gjithashtu ai zbuloi se një tjetër lojtar që do të largohet drejt Kosovës është mesfushori Herolind Shala, një tjetër lojtar që mbeti jashtë evropianit.
Mesazhi i plotë i Rashicës për tifozët
Mbasi para disa ditëve informova presidentin e FSHF-së, si edhe trajnerin e kombëtares, dua t’ju vë në dijeni për vendimin që kam marrë, për të luajtur në të ardhmen me përfaqësuesen e Kosovës.
Nuk e kisha të lehtë për të vendosur. Pasi një kohë të gjatë, kam luajtur me grupmoshat e Shqipërisë si dhe me Kombëtaren e cila ka përfaqësuar të gjithë shqiptarët – brenda dhe jashtë trojeve. Ky vendim nuk është një vendim kundër Shqipërisë, më tepër është një zgjedhje për Kosovën mbasi unë aty kam lindur dhe jam rritur. Unë dua që në hapat e para të përfaqësueses së Kosovës, të jap kontributin tim.
Ky vendim me siguri nuk do t’ju pëlqejë të gjithëve. Shpresoj që të ketë një mirëkuptim nga ana e tifozëve dhe drejtuesve të FSHF-së. Dëshira ime personale do të ishte që një ditë të kishim një kombëtare të përbashkët dhe unë të isha pjesë e saj. Për arritjen e kësaj ëndrre duhet të punojmë të gjithë shqiptarët së bashku.
Ju falënderoj të gjithë tifozëve shqiptarë për mbështetjen. Jam krenar që pata mundësinë të luaja me ngjyrat kuqezi.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













