Sport
Ky pritet të jetë sezoni i Berishës
Më herët është folur për një largim të mundshëm të Berishës nga Seria A. Por me sa duket aktivizimi i tij që nga minuta e parë me Lazion është një sinjal që portieri kuqezi është në planet e ekipit kryeqytetas
Portieri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha rikthehet titullar me ekipin e tij të Lazios. Edhe pse ishte një ndeshje miqësore, Lazio mori një fitore 1:0 ndaj Brighton në Angli, shkruan albinfo.ch.
Berisha u bë protagonist që në minutën e tretë të lojës duke shpëtuar portën pas një gjuajtje me kokë nga Murray.
Goli i vetëm i këtij takimi u realizua nga Morrison në minutën e 27-të të lojës. Sipas shtypit italian, sfida u ndoq nga rreth 10 mijë tifozë.
Më herët është folur për një largim të mundshëm të Berishës nga Seria A. Por me sa duket aktivizimi i tij që nga minuta e parë me Lazion është një sinjal që portieri kuqezi është në planet e ekipit kryeqytetas.
Ndërkohë, mediat italiane kanë publikuar edhe disa foto edhe të drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, i cili shihet në prezencë të përfaqësuesve të tjerë të klubit në fushën e blertë.
E-Diaspora
-
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit Gruaja kishte qëndruar 101 ditë në Gjermani, duke tejkaluar afatin prej 90 ditësh të lejuara pa... -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së











