Sport
Xhaka: Isha i pafat
“E di se çfarë kam bërë. E godita shumë keq topin, isha i pafat. Dikush duhet të bëjë gabim në ekzekutimin e penalltive, fatkeqësisht ai isha unë”, ka thënë Granit Xhaka
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ende kujtohet për humbjen e penalltisë ndaj Polonisë, çka i sjelli eliminim Zvicrës nga Kampionati Evropian, shkruan albinfo.ch.
E përditshmja zvicerane ‘Blick.ch’, është rikthyer të flas sërish për Xhakën, për të cilin kanë vetëm fjalë të mira, duke i dalë në ndihmë mesfushorit shqiptar.
Sipas kësaj të përditshme, 23-vjeçari po rritet dita-ditës dhe është lideri i mesfushës së Zvicrës. Më tej kjo e përditshme shkruan se si mesfushori i ri i Arsenalit qëndronte një hap me Toni Kroosin sa i përket pasimeve të kompletuara në Evropian.
I pyetur për atë penallti të humbur ndaj Polonisë, ai është përgjigjur: “E di se çfarë kam bërë. E godita shumë keq topin, isha i pafat. Dikush duhet të bëjë gabim në ekzekutimin e penalltive, fatkeqësisht ai isha unë”, ka thënë Granit Xhaka për ‘Blick.ch’.
Sidoqoftë, në mbrojtje i kishte dal Xhakës edhe trajneri Vladimir Petkoviq, i cili kishte thënë: ‘penalltitë janë si lotari, dhe ne humbëm’.
Xhaka është duke i shijuar pushimet verore me të dashurën e tij para se të rikthehet në Londër për t’i nisur përgatitjet për sezonin e ri me ‘Topçinjtë’.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të... -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











