Sport
Vetëm 400 bileta për tifozët kosovarë
Federata e Futbollit e Finlandës ka ndarë vetëm 400 bileta për tifozët kosovarë në ndeshjen ndaj Finlandës që zhvillohet më 5 shtator. Kapaciteti i stadiumit në Turku është rreth 10 mijë
Federata e Futbollit e Finlandës ka vënë në shitje biletat për tifozët kosovarë për ndeshjen Finlanda-Kosova, që zhvillohet më 5 shtator në qytetin Turku, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusia 2018”, shkruan albinfo.ch.
Sipas njoftimit nga Federata e Futbollit të Kosovës, biletat për tifozët e Kosovës kushtojnë 30 euro që janë në sektorin J në stadiumin “Veritas”. Biletat janë në numër të limituar rreth 400 ulëse (bileta). Po ashtu ka bileta edhe në sektorin e kategorisë së parë që kushtojnë 50 euro.
FFK pret që numri i kosovarëve në stadium të jetë më i madh se numri i biletave në dispozicion.“Gjithsesi numri i tifozëve kosovarë në këtë ndeshje do të jetë më i madh se sa numri i biletave që është vënë në dispozicion, pasi tashmë shumë bashkëatdhetarë tanë që jetojnë në Finlandë i kanë siguruar biletat në sektore tjera të stadiumit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Këtu mund të merrni informata për bileta: https://www.ticketmaster.fi/event/jalkapallon-mm-karsintaottelu-suomi-kosovo-lippuja/183403?language=en
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











