Sport
A do të luajë Shqipëria sot me 11 lojtarët e gdhendur në trupin e një tifozi ?
Se a do të jetë edhe sot që në start kjo njëmbëdhjetëshe historike, i mbetet të vendosë trajnerit de Biasi, i cili mund të luajë taktikisht e të ndërrojë lojtarët saherë t’i teket, por jo edhe tifozit të „çmendur“ pas kombëtares, Eusedi Guga.
Ai do të paraqitet gjithmonë me të njëjtën skuadër.
Euseid Guga ka gdhendur në trupin tij 11 lojtarët e skuadrës startuese dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë, madje as trajneri de Biasi.
„E kisha vendosur“, tregon Eusedi, „në qoftë se një ditë do kualifikohej Shqipëria, do bëja tatuazh gjithë lojtarët dhe trajnerin“.
Fytyrat e lojtarëve dhe të trajnerit de Biasi, janë dëshmi që nuk shlyhen. Eusedi Guga i ka bërë tatuazh në shpinë menjëherë pas kualifikimit të Shqipërisë në ndeshjen e fundit ndaj Armenisë të fituar me rezultat 3 me 0.
„Në kurrizin tim janë gdhendur tërë lojtarët që luajtën ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Armenisë, më 11 tetor 2015, përveç Çikalleshit, të cilin e zëvendësova me Armando Sadikun, sepse shënoi golin e tretë“.
Dhe kur të tjerët po festonin kualifikimin e Shqipërisë, Eusedi Guga kishte filluar po atë natë gdhendjen e 11-shes historike, ai po përjetësonte kualifikimin e kombëtares në një formë që pak kush ka guxim ta bëjë. Trupi i tij po therrej me 15 gjilpëra përnjeherë dhe atë për plot shtatë orë papushim.
Ai nuk e di sa gjilpëra apo therrje ka marrë, por thotë se ditën më të gëzuar të jetës së tij ka përjetuar me dhembje të tmerrshme në trup.
„Sidomos ato dy orët e fundit kanë qenë një torturë e vërtetë“, thekson 28 vjeçari nga Durrësi
„Tërë tatuazhin e kam bërë brenda natës së kualifikimit. E di që kanë punuar me 15 gjilpëra, me maksimumin e që ekziston. Tatuazhi ka filluar në ora 23 dhe ka mbaruar në ora 6 të mëngjesit, kujton tifozi i Teutës, që është pjesë e grupit „Djemtë e Detit“.
Me Giani de Biasin trajner, Etrit Berishën në portë; Naser Alijin, Lorik Canën, Berat Xhimshitin e Elseid Hysajn, Shqipëria mbron vijën e fundit. Kurse në mesfushë Eusedio ka hedhur Migjen Bashën, Taulant Xhakën, Odise Roshin, Shkëlzen Gashin, Ledjan Memushajn dhe sulmues, Aramando Sadikun, Eusedi Guga do të jetë dëshmia jonë e një kualifikimi historik.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë

















