Lajme
Shqipëri, çmimet në ndërtim shënojnë rritje
Çmimet në sektorin e ndërtimit në fund të vitit që lamë pas shënuan një rritje të lehtë. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT, gjatë tremujorit të fundit të 2010, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti 129 për qind, duke shënuar një rritje prej 0.1 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009 ky indeks ka shënuar një rritje me 0.5 për qind, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte -0.5 për qind. Po sipas këtyre të dhënave, indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime direkte” është rritur 0.1 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm.Indeksi i nëngrupit ”Shpenzime materiale” është rritur me 0.1 për qind.
Në këtë tremujor, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, çmimet e materialeve të ndërtimit dhe materialeve hidro-sanitare janë rritur përkatësisht me 0.1 për qind ndërsa materialet elektrike janë rritur me 0.3 për qind.Gjithashtu rritje kanë pësuar dhe indekset e nëngrupeve ”Shpenzime transporti” dhe ”Shpenzime makinerie” me 0.1 dhe 0.2 për qind.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4












