Lajme
Debat në Kuvend për dialogun teknik me Serbinë
Kuvendi i Kosovës ka filluar sot debatin me kërkesë të Qeverisë për bisedimet teknike me Serbinë. Në arsyetimin e kërkesës së Qeverisë që Kuvendi të debatojë dhe të miratojë një rezolutë që do të legjitimonte fillimin e bisedimeve, kryeministri Hashim Thaçi tha se ky është një hap i Kosovës evropiane për të filluar përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbisë.
Thaçi tha se Qeveria do të angazhohet në dialogut teknik e përkushtuar për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe stabilitetin e rajonin, si dhe hapjen e rrugës për integrime euro-atlantike. Ai tha se në këtë dialog do të jenë të pranishëm përfaqësues të BE-së dhe SHBA, ndërsa ky fillim i dialogut do të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.
Sipas tij, Statusi i Kosovës është i panegociueshëm, dhe se dialogu teknik paraqet fazën drejt integrimeve euro-atlantike – liberalizmin e vizave dhe integrim në BE dhe NATO.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci kërkoi nga deputetët që të votojnë këtë rezolutë, si rrugë për integrimin e Kosovës drejt strukturave euro-atlantike. Ismet Beqiri, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se deputetët e kësaj partia opozitare nuk do të votojnë këtë draft-rezolutë të përgatitur nga Qeveria. Visar Ymeri, në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes paraqiti një draft-rezolutë, të propozuar nga kjo parti opozitare, ku kërkohet të mos fillojnë me negociatat. Ndërsa Ardian Gjini, nga Grupi Parlamentar i AAK-së, tha se me këto bisedime Kosovë po i bënë nderë Serbisë.
Por, Pas debateve të shefave të grupeve parlamentare, ku partitë opozitare kanë kërkuar më shumë hollësi rreth këtij dialogu dhe se çfarë mund të përfitojë Kosova, kryeministri Thaçi ka thënë se dialogu me Serbinë është në përputhje me Rezolutë e Kombeve të Bashkuara të vitit të kaluar e mirëpritur nga Kuvendi i mëparshëm.
Sipas Thaçit, ky dialog sjellë njohjen e Kosovës nga ana e pesë shteteve të BE-së që ende pavarësinë e Kosovës. Thaçi tha se nuk ka mungesë të platformës për këtë dialog, ndërsa mosfillimi i dialogut do të thotë mosmarrje të udhërrëfyesit për liberalizmin e vizave, si dhe largon Kosovën nga integrimet euro-atlantike.
Thaçi tha se Qeveria e Kosovës nuk do të bisedojë me Serbinë, për çështje që i quan vija të kuqe – statusi politik i Kosovës dhe integriteti territorial i Kosovës. “Zgjidhja e fatit të të pagjeturve, kthimi i dokumentacionit kadastral, kthim i fondeve të pensioneve, zgjidhja e çështjeve të tabelave, si dhe njohja e pasaportave, do të jenë çështje që duhet të zgjidhen me urgjencë”, tha Thaçi.
Sipas tij, ky proces pritet të përfundojë me njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkohë kanë filluar debatet e deputetëve. Për të folur lidhur me këtë draft-rezolutë të Qeverisë për dialogun me Beogradin janë paraqitur shumë deputetë.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












