Sport
Harrojnë humbjen nga Ukraina, mendojnë për Zvicrën
Shqipëria dhe Zvicra do të ndeshen më 11 qershor në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian
Shqipëria ka harruar ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës, ku pësuan 3:1, duke u përqendruar tani te ndeshja e parë e Kampionatit Evropian ndaj Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Përzgjedhësi Gianni De Biasi ishte i pakënaqur me pësimin e golave, derisa foli edhe për duelin ndaj zviceranëve. “Një ndeshje e mirë. Një pjesë e parë shumë e mirë, një pjesë e dytë me shumë gabime. Pati raste që nuk i shfrytëzuam, por ndeshja nuk ishte përgjithësi e keqe. Ishte një makth pësimi i tri golave. Ata nuk bënë raste, por ishin më shumë gabime foshnjërake tona. Eshtë e pabesueshme si mund të hyjnë këto gabime në zonë. Eshtë e pabesueshme për mua”, u shpreh italiani, duke shtuar: “Ishte një pjesë e parë ku patëm rastin të shkojmë në avantazh, ku ai goditi keq në një pozicion të mirë. Morëm gol duke e shikuar kundërshtarin, e kuptoj se janë gabimet që mund të na kushtojnë shumë, por do të punojmë këto ditë dhe shpresoj se këto lloj gabime të na ndihmojnë që të bëjmë ndeshje të mirë të parë ndaj Zvicrës. Më shumë sulmues se mbrojtës? Mbase kishim më tepër sulmues, por është mirë të provohet dhe kemi parë se çka jemi në gjendje të bëjmë dhe nëse nuk e provojmë në miqësore nuk e di se ku do ta provojmë.
Sigurisht se tifozët nuk munguan në asnjë ndeshje dhe edhe në këtë ndeshje na dhanë mbështetje. Besoj që kemi punuar shumë në aspektin fizik dhe gjithsesi nuk falen gabimet foshnjërore, shpresoj dhe besoj se do të jemi të përgatitur sa më mirë për ndeshjen e parë ndaj Zvicrës”, theksoi De Biasi.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka folur pas duelit të humbur ndaj Ukrainës, duke u shprehur optimist.
“Kisha rastin për të kaluar në epërsi, edhe Lenjani qëlloi shtyllën. Merituam barazimin në këtë takim, por duhet të përmirësohemi dhe t’i eliminojmë gabimet. A do të jem startues? Jam profesionist, kjo është në dorën e trajnerit. Nëse e meritoj, më vjen mirë, por trajneri vendos a qëndroj në stol, apo luaj 5 minuta, unë pranoj vendimin e tij dhe kur ai ka nevojë për mua unë hyj dhe bëj më të mirën”, theksoi Sadiku.
Edhe Amir Abrashi u shpreh se luajtën mirë, por nuk kishin fat. “Luajtëm mirë. Bëmë një gabim. Nuk ishim të koncentuar te ndërprerja. Por, ne patëm rastet pas barazimit, me Sadikun dhe Lenjanin, ishim pa fat. Ne kemi reaguar shumë ngadalë në golat e Ukrainës, nuk ishim të koncenturar, gola palidhje, nuk guxon të përsëritet. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, ne duhet të shmangim gabimet dhe kemi shumë stërvitje në ditët në vijim dhe do të bëjmë ç’mos që të mos përsëriten në kampionat”.
“Ne duhet të krijojmë shumë raste, por duhet që të jemi stabil në fazën defensive të mesfushës. Ne duhet të luajmë më shumë me mesfushorë, ata nuk patën shanca shumë pak, por i shfrytëzuan. Ne duhet që së pari të shikojmë fazën defensive, më pas duhet të shikojmë për të krijuar raste”.
“Zvicra ka kualitetin. Eshtë e fortë si Ukraina. Edhe ne kemi kualitetet, ne kemi lojë të mirë. Kemi të gjitha shancat dhe do të bëjmë ende stërvitje dhe do të jemi gati për ndeshjet”, u shpreh Abrashi.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













