Sport
Zvicra mund Moldavinë me rezultatin 2:1
Fitorja e Zvicrës nuk mund të quhet e shkëlqyer, vlerësojnë mediat zvicerane. Për këtë flet veç tjerash fakti se Moldavia është në vendin e 159-të në ranglistën botërore të futbollit
Kombëtarja e Zvicrës ka fituar mbrëmë në Lugano ndeshjen kundër Moldavisë me rezultat 2:1. Ishte kjo ndeshja e fundit para fillimit të Evropianit, ku përfaqësuesja zvicerane ndeshjen e parë do ta ketë me Shqipërinë, më 11 qershor.
Kjo ka qenë njëherësh fitorja e parë që ka realizuar Zvicra nga fillimi i këtij viti.
Goli i parë për Zvicrën ka qenë në fakt autogol që ka shënuar Namasco i Moldavisë. Golin e dytë për Nati-n e ka shënjuar Admir Mehmedi në minutën e 75-të, ndërsa pak para tij, Ginsari kishte shënuar për Moldavinë.
Në këtë ndeshje kanë luajtur shumë mirë dhe janë dalluar të gjithë shqiptarët e Nati-t që janë inkuadruar në lojë. Behrami, Xhaka, Shaqiri dhe Xhemajli kanë luajtur nga fillimi ndërsa Mehmedi dhe Tarashaj janë inkuadruar më vonë.
Fitorja e Zvicrës, ndonëse e merituar, nuk mund të quhet e shkëlqyer, vlerësojnë mediat zvicerane. Për këtë flet veç tjerash fakti se Moldavia është në vendin e 159-të në ranglistën botërore të futbollit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











