Lajme
Vlastimir Gjorgjeviq dënohet 27 vjet
Gjorgjeviq (62) është fajtor në të gjitha pikat e akuzës - për dëbim të dhunshëm, deportim, vrasje dhe dëbim të shqiptarëve të Kosovës
Tribunali i Hagës e ka dënuar sot gjeneralin e pensionuar të MUP-it serb, Vlastimir Gjorgjeviq me 27 vjet heqje liria, duke e shpallur fajtorë për krime kundër shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.
Gjenerali Gjorgjeviq (62) është fajtor në të gjitha pikat e akuzës – për dëbim të dhunshëm, deportim, vrasje dhe dëbim të shqiptarëve të Kosovës në gjashtë muajt e parë të vitit 1999. Atëbotë ai ishte shef i resorit të sigurimit publik të MUP-it të Serbisë dhe ndihmësministër i Punëve të Brendshme.
Veprat penale janë kualifikuar si krim kundër njerëzimit dhe shkelje të zakoneve të luftës.
Në aktgjykim është konfirmuar se gjenerali Gjorgjeviq është përgjegjës për dëbimin e qindra mijë shqiptarëve, si dhe për vrasje dhe deportim të së paku 724 civilëve shqiptarë në varrezat masive në Batajnicë, Petrovo Selo dhe Klladovë, si dhe në liqenin e Peruçaqit në afërsi të Bajina Bashtës.
Fshehjen e kufomave, si dëshmi për krimin e kryer, e kishte urdhëruar presidenti i atëhershëm i Serbisë, Slobodan Milosheviq, ka sjellë aktvendim Tribunali i Hagës.
Këto krime, sipas aktgjykimit, janë kryer në kuadër të ndërmarrjes së organizuar për krim me qëllim që në mënyrë të fshehtë dhe me dhunë të largojnë popullatën shqiptare nga Kosova për të ndryshuar baraspeshën etnike dhe sigurimin e kontrollit të përhershëm në Kosovë.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













