Lajme
BQK hapë konkurs për guvernator
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka shpallur të hënën konkursin për guvernator. Konkursi do të jetë i hapur deri më 15 shkurt. BQK-ja që nga arrestimi i ish-guvernatorit Hashim Rexhepi për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare më 23 gusht, funksionon me ushtrues detyre.
Hapja e konkursin për guvernator ka “çuar” në këmbë anëtarët e bordit të bankës. Sipas burimeve të Telegrafit, ata do t’i bëjnë konkurrencë të fortë njëri-tjetrit.Të kontaktuar disa nga emrat kanë thënë se do të konkurrojnë, e disa të tjerë nuk kanë pasur koment.
Zëvendësguvernatori i BQK-së për mbikëqyrjen e institucioneve financiare, Nexhat Kryeziu, tha për Telegrafi se do të konkurroje për të pozitën e guvernatorit të BQK-së. “Po do të konkurroj për pozitën e guvernatorit tash të shohim”, tha shkurt Kryeziu, i cili, sipas konkursit, ka shumë gjasa ta merr nën drejtimin BQK-në dhe ta pasojë ish-shefin e tij, Hashim Rexhepi.
Kurse Flamur Keqa, i cili mban pozitën e drejtorit të Departamentit të Tregtisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) nuk ka dashur të komentojë. “S’kam koment”, tha shkurt Keqa.
Sipas burimeve të Telegrafit, në mesin e kandidatëve që do të konkurrojnë janë e dhe Gazmend Luboteni, kryetar aktual i Bordit të BQK-së, ushtruesi i detyrës së guvernatorit Gani gurguri, si dhe Sejdi Rexhepi, anëtar i Bordit.
Sipas konkursit për guvernator, nominimet e bëra nga Paneli do t’i paraqiten për përzgjedhje Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa emërimi në këtë pozitë do të bëhet nga Presidenti i Republikës së Kosovës sipas nenit 84.27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën











