Kuriozitete
Zonat më të rrezikuara nga tërmetet
Koincidencë apo jo, në vitin 2016, pas reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve në Hasanbeg, u paraqitën një seri tërmetesh në Maqedoni.
Por sa është e mundur që lëkundjet e tashme të tokës të jenë nxitur nga reshjet jo të pakta të shiut ditëve të fundit?!
Nga Instituti Sizmologjik në Shkup thonë se pavarësisht tentimeve të shkencëtarëve për të ndërlidhur shirat dhe vërshimet me tërmetet, një gjë e tillë ende nuk është vërtetuar.
Sipas tyre, shkenca ende nuk ka arritur që saktë të parashikojë paraqitjen e tërmeteve, përcjell albinfo.ch.
“Vazhdimisht bëhen hulumtime që të shihet lidhshmëria apo nëse ka lidhshmëri mes reshjeve të shiut apo vërshimeve me tërmetet. Deri në këtë moment shkenca nuk e ka thënë fjalën e fundit, megjithatë, ajo që mund të thuhet është se shkencëtarë të ndryshëm dhe institute të ndryshme tentojnë të hulumtojnë se a ka lidhshmëri mes këtyre dy dukurive”, deklaroi Radmilla Shaliq, udhëheqëse e sektorit për rrezik dhe menaxhim me katastrofat.
Megjithatë, sipas Sektorit për rrezik dhe menaxhim me katastrofa pranë Institutit Sizmologjik, territori i Maqedonisë së Veriut ka pesë zona me rrezikshmëri më të lartë për paraqitjen e tërmeteve.
Sipas hulumtimeve të fundit ndërkombëtare, zona e Shkupit, Dibrës, Ohrit, Pehçevës dhe Vallandovës janë zonat me rrezikshmëri permanente për paraqitjen e tërmeteve.
“Duhet të gjithë të tregojmë se Maqedonia gjendet në pjesën jugore të Evropës e cila karakterizohet me rrezikshmëri më të lartë nga tërmetet, apo thënë ndryshe ka rrezikshmëri më të lartë për paraqitjen e tërmeteve për dallim nga pjesë tjetër e kontinentit. Tërmetet janë dukuri natyrore, ne nuk mund ta parandalojmë shfaqjen e tyre por mund të mësohemi se si të jetojmë me ta”, shtoi Radmilla Shaliq, udhëheqëse e sektorit për rrezik dhe menaxhim me katastrofat.
Nga Instituti Sizmologjik thonë se në pamundësi për të parashikuar tërmetet, analizat bazohen në tërmetet që kanë ndodhur në të kaluarën.
Hartat e përpiluara janë bërë në suaza të procedurës për ndërtim, me qëllim që të merren masat preventive për të zvogëluar pasojat e lëkundjeve të mundshme të tokës.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











