Lajme
Zhvillimi ekonomik në Shqipëri, problemet dhe shanset
Shoqata Zvicër – Shqipëri organizon më 18 shtator në Tiranë një takim ku do të ligjërojë eksperti i shquar të ekonomisë, prof.em.Dr.rer.pol.Bernd Schips. Tema e ligjëreatës është: “Zhvillimi ekonomik në Shqipëri, problemet dhe shanset, shikuar nga jashtë”.
“Shqipëria kremton njëqindvjetorin e pavarësisë dhe njëzetvjetorin e demokracisë, pas rrënimit të regjimit komunist. Një arsye e mjaftueshme kjo për të bërë një analizë të politikës ekonomike dhe një rekapitullim lidhur me atë se çfarë është arritur, ku janë përparësitë dhe ku dobësitë, rreziqet, cilat janë shanset? Cilat detyra shtrohen para ekonomisë, politikës dhe para gjithë shoqërisë? Sa kohë mbetet për jetësimin e tyre?”, prezanton organizatori pyetjet, përgjigjet e të cilave do të përpiqet t`i japë ky organizim.
Shoqata Zvicër-Shqipëri i ka vënë vetes si qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Për të prezantuar mundësitë dhe parakushtet për gjithë këtë, shoqata, në bashkëveprim me Konfindustrinë shqiptare dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë (Union of Chambers of Commerce & Industry of Albania), ka planifikuar takimin me profesorin Schips.
Schips ka pas vetes një karrierë të pasur shkencore në fushë të ekonomisë. I diplomuar në vitin 1967 për ekonomi, ai ka ligjëruar në universitete tëumta si në Saarbrücken, Bochum, St.Gallen dhe në ETH Zürich. Ai ka qenë po ashtu pjesëtar dhe udhëheqës i shumë forumeve dhe grupeve shkencore të ekspertëve ekonomikë në nivele të ndryshme. Ligjërata u dedikohet kuadrove të ndërmarrjeve ekonomike shqiptare dhe zvicerane dhe vendimmarrësve në ekonomi dhe administratë. Pas referatit do të zhvillohet një debat i lirë në mes të pjesëmarrësve, thuhet në komunikatën e dërguar nga shoqata Zvicër – Shqipëri.
Paraqitja për pjesëmarrje duhet të bëhet më së largu më 10 shtator.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










