Kuriozitete

Zbulohet metoda e re: Tretja e laktozës nuk ka sekrete

Dy të tretat e popullatës së rritur në botë nuk mund ta tretë laktozën – sheqer qumështi – pasi i mungon enzimë për metabolizmin e tij në trup: laktaza. Konsumatorët në përgjithësi nuk e dinë nëse trupi i tyre mund të asimilojë laktozë në produktet e qumështit. Por hulumtues të Agroscope dhe Spitali Universitar i Lozanës (CHUV) kanë zbuluar një mënyrë të re, për të vlerësuar praninë e laktazës në trupin e njeriut dhe për këtë arsye aftësinë e një individi për të tretur laktozën. Zbulimi ishte objekt i një kërkese për patentë, informon Albinfo.ch.
Përmes një studimi të publikuar kohëve të fundit në American Journal of Clinical Nutrition, Agrsocope dhe CHUV kanë dhënë pasqyrë të konsiderueshme në aftësinë e trupit për të tretur laktozën. Guy Vergères, kreu i grupit kërkimor i “biologjisë ushqyese dhe funksionale” nga Agroscope dhe kolegët e tij nga CHUV, François Pralong dhe Nathalie Vionnet, kanë mbikëqyrur punën e hulumtimit bashkëpunues.
10.000 vjet para epokës sonë, popullata e bjeshkëve duke konsumuar qumësht nga bagëtitë e tyre, ka pësuar një mutacion gjenetik: Këta individë kanë ruajtur aftësinë për të prodhuar laktazë – enzimë për të tretur laktozën në trup – e cila zhduket zakonisht në fund të fëmijërisë, transmeton Albinfo.ch. Aktualisht, mesatarisht një e treta e popullsisë globale të rritur është në gjendje të prodhojë lakatazë. Kjo korrespondon me variacionet e rëndësishme në të gjithë botën: 96 për qind e popullsisë daneze për shembull e tretin laktozën në krahasim me 15 për qind në Kinë dhe 80 për qind në Zvicër. Konsumatorë dhe konsumatore të caktuara të qumështit janë në dijeni se ata nuk e tretin këtë ushqim, ndërsa të tjerët mund të vuajnë nga intoleranca laktoze, në formën e dhimbjes së stomakut dhe dhimbjeve të tjera të stomakut.
Për të analizuar aftësinë e trupit për të tretur produktet e qumështit, Agroscope dhe CHUV kanë përdorur metabolomikën, metodë moderne e identifikimit të disa molekulave në metabolizmin tonë përmes masës së tyre. Kështu, ekipi hulumtues ka gjetur praninë e dy komponentëve, galaktitol dhe galaktonate, në mostrat e gjakut dhe urinës të mbledhura nga katërmbëdhjetë pjesëmarrës në studim, të cilët konsumuar laktozë. Këto substanca janë derivatet e galaktozës, një karbohidrat i prodhuar nga laktoza në zorrën e vogël, nën efektin e laktazës. Me fjalë të tjera, galaktitol dhe galaktonate përbëjnë biomarkerin e ri në aktivitetin e laktazës: Këto molekula të vërtetë zbulojnë praninë e laktazës në trupin e njeriut.
Zbulimi i ekipit nga Lozaba dhe Berna është një kontribut i konsiderueshëm në fushën e kërkimit ushqimor dhe tashmë ka qenë objekt i një kërkese për patentë. Kjo metodë e re e bën të mundur për të analizuar drejtpërdrejt aktivitetin e laktazës në trupin e njeriut në vend se të vlerësohet në bazë të predispozicionit të caktuar gjenetik të një individi ose të pranisë së simptomave të shkaktuara nga çrregullimet e tretjes, informon Albinfo.ch. Dy aplikime praktike të këtij rezultati janë në zhvillim për të ardhmen, metoda mund të përdoret për të diagnostikuar çrregullime të tretjes në lidhje me konsumin e laktozës, duke plotësuar teste të tjera ekzistuese në klinikë. Por, ky proces po ashtu do të mund të tregtohet për një audiencë më të gjerë në formën e një testi të shpejtë për të informuar konsumatorët në lidhje me aftësinë e trupave të tyre të tretjes së qumështit, duke u dhënë atyre informacion të personalizuar ushqyes.