Sport
Xhaka, i lumtur për fitoren e parë në vitin 2017
Granit Xhaka ishte i lumtur për fitoren e parë në Vitin e Ri, pasi mundën Crystal Palace me rezultat 2:0
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ishte shumë i lumtur pasi Arsenali e nisi vitin 2017 me fitore, që më 1 janar, shkruan albinfo.ch.
Londinezët kanë vazhduar me formën e mirë në Premierligë, teksa e nisën vitin 2017 me fitore duke e mposhtur 2:0 skuadrën e Crystal Palace, në kuadër të javës së 19-të në kampionatin anglez.
Edhe në këtë ndeshje nga fillimi luajti mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili tha se këto tri pikë janë dhuratë për tifozët. “E filluam vitin 2017 në mënyrën më të mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu deri në fund. Tri pikët janë dhuratë për ju. Gëzuar”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Xhaka është shndërruar në futbollistin kyç të skuadrës londineze dhe tashmë është i pazëvendësueshëm.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











