Lajme
Vjenë: Vogëlushet shqiptare, fituese të çmimit “Ambasadori Krijues i Vogёl”
Sipas Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë, vogëlushet Zejda dhe Sara janë fitueset e çmimit “Ambasadori Krijues i Vogёl”, transmeton albinfo.ch.
Gara e krijimeve artistike është një organizim i Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë, në bashkëpunim me znj. Landa Grembi, drejtuese e klubit të librit shqip “Dora”.
Tё gjithё pjesёmarrёsit do tё marrin njё certifikatё vlerёsimi nga Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, z. Roland Bimo, pёr punimet e tyre tё shkёlqyera dhe do tё shpёrndahen nga klubi librit shqip “Dora”.
Postimi i plotë:
Gara e krijimeve artistike “Krijuesi i Vogёl”, njё organizim i Ambasadёs sё Shqipërisë në bashkëpunim me znj. Landa Grembi, Drejtuese e Klubi i Librit Shqip “Dora”, nёn kujdesin e veçantё tё Ambasadorit Roland Bimo, u mbyll sot nё orёn 18:00.
Fitueset e “Çmimi i Ambasadorit Krijuesi i Vogёl”, i vendosur nga pёlqimet tuaja nё faqen e facebook tё ambasadёs, janё Zejda dhe Sara.
Pёrpos certifikatёs fitueset do tё marrin njё set me libra mёsimorё pёr gjuhёn shqipe dhe njё libёr artistik.
Tё gjithё pjesёmarrёsit do tё marrin njё çertifikatё vlerёsimi nga Ambasadori Bimo pёr punimet e tyre tё shkёlqyera. Certifikatat do tё shpёrndahen nga “Dora”.
Falënderojmё pёrzemёrsisht tё gjithё pjesёmarrёsit e vegjёl, prindёrit e tyre si dhe znj. Grembi, pёr inkurajimin e fёmijёve nё shprehjen talentit tё tyre dhe kultivimin e vlerave artistike!
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?