Ekonomi
Vidhen të dhënat bankare të 20 milionë njerëzve
Banka australiane Commonwealth ka pranuar se ka humbur të dhënat bankare të rreth 20 milionë personave.
Emrat, Adresat, anëtarët e llogarive dhe deklaratat ishin ruajtur në dy shirita mangnetikë, që duhej të shkatërroheshin nga një nënkontraktor në 2016.
Por, pavarësisht se nuk ka prova se shiritat janë shkatërruar, banka nuk i ka thënë klientëve se mund të ketë ndonjë problem për ta.
Ky është skandali më i fundit në të cilin përfshihet huadhënësi më i madh në Australi, përcjell albinfo.ch.
Në një prezantim për bursën australiane, banka tha se nuk mund të konfirmonte se shiritat që mbanin 15 vite të dhëna ishin shkatërruar brenda rregullave. Por, ajo tha se një hetim i pavarur kishte dalë në përfundimin se skenari më i mundshëm është ai sipas të cilit, shiritat janë hequr qafe.
Banka sqaron se në shirita nuk kishte password-e, pine apo të dhëna të tjera që mund të përdoreshin për ndonjë vjedhje dhe nënvizoi po ashtu se nuk ka të dhëna që informacionet e klientëve mund të jenë kompromentuar.
Sidoqoftë, mekanizmat e monitorimit, sipas saj, mbeten në fuqi. Ishte Buzzfeed i pari që raportoi për humbjen e shiritave, duke pretenduar se ato duhet të shkatërroheshin nga Fuji Xerox pas nxjerrjes nga përdorimi nga ana e qendrës së të dhënave.
Sipas drejtuesve të bankës, incidenti është i papranueshëm dhe vetë shefi Angus Sullivan, kërkoi ndjesë për ndonjë shqetësim që mund ti ketë shkaktuar klientëve. Shkelja e privatësisë vjen në një kohë kur bankat australiane janë nën vëzhgim për shkak të një hetimi mbi bankat.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











