Lajme
Vetura pa kufij
Golfi 2 ka mundësi t’i pushtojë sërish rrugët e Kosovës. Kjo veturë, ka disa vite që është “rralluar”. Kjo pas një vendimi të Ministrisë së Transportit, me të cilin ndalohej importi i veturave me të vjetra se tetë vjet. Por, ky vendim mund të ndryshojë shumë shpejt, e me këtë edhe shfaqja e veturave si Golfi 2.
Burime brenda Qeverisë, kanë treguar se menjëherë pas konstituimit të institucioneve, pritet të merret vendim për heqjen e kufizimit të vjetërsisë së veturave. Edhe pse njëherë vetëm ide, ajo pritet të realizohet shumë shpejt.
“Njëherë është vetëm ide. Planifikohet të hiqet krejt kufizimi i vjetërsisë se veturave”, thotë ky burim. Si arsyetim për këtë nuk janë të varfrit apo ajo se kosovarët nuk kanë “kaçik” të blejnë vetura të shtrenjta. Krejt puna është se kështu e kërkojnë rregullat e Bashkimin Evropian.Si kompensim për këtë, importuesit do të paguajnë akcizë. Sa më e vjetër vetura, aq më e lartë edhe akciza.
“Sipas vjetërsisë, rritet edhe akciza”, thotë i njëjti burim. Këtë e pati konfirmuar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Muharrem Shahini. Sipas tij, Ministria është duke i shqyrtuar disa variante sa i përket importit të veturave.
“MEF-i është në shqyrtim të disa varianteve sa i përket importimit të veturave, ku gjatë hartimit të këtyre ndryshimeve do të merren parasysh standardet evropiane, por gjithashtu edhe gjendja ekonomike e vendit dhe ruajtja e ambientit”, ka thënë Shahini. Për ndryshimet eventuale thotë se shumë shpejt do të njoftohen qytetarët. Ndërkohë, paralajmërimi për heqjen e kësaj mase, është pritur mirë nga qytetarët.
Artani, i cili të dielën ia kushtoi tregut të veturave në dalje të Prishtinës, thotë se mezi po pret që kjo të ndodhë. Është hera e dytë që ai frekuenton tregjet e veturave, por nuk arrin ta blejë një. Arsyeja, sipas tij, është çmimi i shtrenjtë.
“Me heqjen e kësaj mase, shpresoj që do të lirohen edhe veturat”, shprehet Agimi. Në përgjithësi, kushtet e kosovarëve për të blerë vetura janë zvogëluar në mënyrë drastike. Kjo gjë vërehej lehtë në tregun e veturave në dalje të Prishtinës.
Ndryshe nga herët e kaluara që është gjithmonë i mbushur me tregtarë, të dielën ky treg dukej shkretë. Sipas tregtarëve, kjo po ndodh për shkak të kushteve të këqija ekonomike, por edhe çmimeve të shtrenjta të veturave.
Në ngritjen e çmimeve kanë ndikuar edhe taksat doganore në kufij dhe homologimi. Ky i fundit, është proces i shikimit teknik të automjetit që hyn në Kosovë. Këtë rregull, Ministria e Transportit e ka futur në zbatim para disa muajsh. Përderisa nuk kryhet kjo procedurë, asnjë veturë nuk mund të zhdoganohet.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












