Kuriozitete
Ç’i ndodhi një kinezi vetëm 10 minuta pasi kaloi testin e vozitjes
Një burri në Kinë i janë dashur vetëm 10 minuta pasi kaloi testin e vozitjes që me veturën e re që e bleu të përfundojë në ujë.
I gëzuar se kishte kaluar me sukses testin e vozitjes, Zhang kishte vendosur ta bëjë një xhiro me veturën e tij të re – por një veprim i tillë i kushtoi shtrenjtë.
Derisa po shikonte në telefon, u shpërqendrua dhe humbi kontrollin mbi timonin, duke rënë nga ura në ujë, transmeton Telegrafi.
E pas publikimit të pamjeve, shumë komentues kanë kritikuar kinezin, të cilin e quajtën me fat, pasi dikush tjetër mund ta pësonte me jetë dhe e gjitha kjo u bë falë neglizhencës dhe dëshirës së madhe për t’i kontrolluar mesazhet në telefon derisa ishte duke ngarë makinën.
Për fat të mirë burri arriti të dalë me shpejtësi nga vetura, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin me vinç veturën që pothuajse ishte zhytur e tëra në ujë.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje













