Shqipëria
Varësia nga video-lojërat është e rrezikshme për fëmijët

Juri dhe Stivi janë shokë në të njëjtën klasë. Pasi kanë përfunduar mësimet kohën e lirë ja dedikojnë argëtimit. Të dy do të luajnë futboll por jo në fushat sportive të kryeqytetit.
Për më shumë se 8 muaj ata nuk frekuentojnë terrenet sportive. Përpara këtij ekranit dy moshatarët shpenzojnë gati dy orë në ditë dhe mendojnë se aty ndihen më komod.
“Në fakt u ndjeva më mirë në “PlayStacion”. Në fusha sportive është e vështirë të shkosh pasi duhen 10 veta të tjerë ndërsa në “PlayStacion” mund të shkosh me dy veta e të luash lirshëm. Në lagjen time nuk ka fusha futbolli. Kam shumë shokë që më shumë shkojnë në “PlayStacion””, thotë Jurbleo Mata, nxënës, raporton “TCH”.
Dikur një të tillë Juri e ka pasur në shtëpi. Por në momentin kur filloi të krijojë varësi, prindërit ja ndaluan ta përdorte. Megjithatë sërish e gjen mundësinë, përcjell albinfo.ch.
“Të erren sytë, të dhëmb koka. Po të qëndrosh 2-3 orë, kur del të dhëmbin sytë. Edhe unë e kam kuptuar që nëse kam “PlayStacion” në shtëpi do të më pengojë në mësime pasi do ta kem mendjen aty”, tregon Jurbleo.
Një varësi në rritje ndaj lojërave teknologjike e vërejnë edhe psikologët. Ata këshillojnë prindërit të kujdesen më tepër për edukimin e fëmijëve pasi ç’rregullimet mund të jenë serioze.
“Këta fëmijë fillojnë të kenë problem në marrëdhëniet familjare. U prishet gjumi pasi qëndrojnë shumë natën. Kanë një zhvillim më të ngadaltë fizik dhe psikik pasi bëhen më të mbyllur në vet. Që në moshën 8-vjeçare fëmijët kanë akses në smarfonët e tyre dhe e kanë më të lehtë të krijojnë varësi”, thotë Adelina Pjetra, psikologe.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri