Lajme
Trepça, pasuri e vdekur e Kosovës
Presionet ndërkombëtare duket se kanë ndikuar në mosmiratimin e Strategjisë minerare, e cila parashihte që “Trepça” të ristrukturohej, ndërsa resurset t’i kalonin në pronësi shtetit të Kosovës, siç parashihet edhe në Kushtetutën e Kosovës.
Ndërkombëtarët përveç presioneve në Qeverinë e Kosovës kanë ushtruar presion edhe në komisionet parlamentare për stopimin e Strategjisë minerare. Të paktën kështu deklarojnë zyrtarë që kanë qenë të përfshirë në këtë proces.
Ish-ministrja e Energjisë dhe e Minierave, Justina Shiroka-Pula, ka thënë se Komisioni për Ekonomi, Tregti, Telekomunikacion dhe Energjetikë mban përgjegjësinë për gjendjen e tanishme, ndërsa sipas saj edhe vendimit të Dhomës së Veçantë i ka paraprirë po ky komision.
Ajo ka thënë se Komisioni Parlamentar fillimisht e ka prolonguar më shumë se një vit miratimin e Ligjit për miniera dhe minerale. Kurse, sipas Pulës, Strategjinë minerare se bashku me planin për ristrukturimin e “Trepçës” dhe përgatitjen e saj për tërheqjen e investimeve e kanë kthyer në Qeveri, pa dhënë asnjë vërejtje bindëse.
Ethem Çeku, ish-anëtar i Komisionit Parlamentar ka thënë se Strategjia minerare është kthyer mbrapsht për shkak të mangësive që ka pasur dhe jo për shkak të presioneve ndërkombëtare. Ndërkohë edhe ish-kryetarja e Komisionit Parlamentar, Myzejne Selmanaj, ka thënë të mos ketë pasur presion prej ndërkombëtarëve për mosmiratimin e strategjisë.
Fatmir Rexhepi, anëtar tjetër i Komisionit, ka thënë të mos ketë pasur presione nga askush. Mirëpo, edhe ai ka dëgjuar për presionet për t’u kthyer strategjia. Ndërkohë, “Koha ditore” ka siguruar një letër që shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, në kohën kur pritej që strategjia të miratohej në Parlamentin e Kosovës.
Letra ishte dërguar më 12 tetor të vitit 2010, apo më pak se një muaj pasi që strategjia ishte dërguar tek deputetët për herën e dytë. Në fillim të letrës, Pieter Feith thotë se është i shqetësuar me zhvillimet brengosëse që kanë të bëjnë me sektorin e minierave.
Tutje në letër, Feith thotë se Ligji i ri për minierat i jep Qeverisë kompetenca për të formësuar zhvillimin e sektorit të minierave. Ndërsa, sipas tij, plani i fundit për ristrukturimin e “Trepçës” ka për qëllim të vërë pjesën më të madhe të sektorit të mihjeve në kontroll dhe pronësi të drejtpërdrejtë të Qeverisë.
Gazeta ka siguruar edhe letrën që ish-ministrja e Energjisë dhe e Minierave, Justina Shiroka- Pula, i kishte dërguar të parit të Qeverisë, por edhe përfaqësuesve të të gjitha institucioneve ndërkombëtare në vend, duke përfshirë shefin e ICO-së, Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, FMN-së, Bankës Botërore.
Në letrën e saj, ajo lë të kuptohet se plani për ristrukturimin e “Trepçës” i ishte prezantuar edhe ICO-së dhe ky plan ishte hartuar edhe me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










