Lajme
Trafikon drogë për të ndihmuar vëllaun e sëmurë
Gjatë javës së kaluar, Gjykata e rrethit në Burgdorf, e dënoi një shqiptar 19-vjeçar me 35 muaj burgim, pasi kishte trafikuar me 500 gramë drogë. Kjo ishte hera e dytë që shqiptari kishte dalur para trupit gjykues, pasi në vitin 2009, në moshën 18-vjeçare, ai ishte dënuar për një tjetër vepër të trafikimit të drogës, shkruan e përditshmja zvicerane “Berner Zeitung”.
Por, edhe përpos kësaj, ai nuk kishte mësuar asgjë, pasi atij i ishte ndaluar hyrja në Zvicër, por ai përsëri kishte ardhur në vend, pa dokumente udhëtimi me vete. Dhe përsëri ishte marrë me trafikim të drogës, e më pas ishte zbuluar. Tani, ai u paraqit para trupit gjykues në Burgdorf, të udhëhequr nga gjykatësi Jürg Bähler. Pasi ai flet vetëm shqip dhe ngapak italisht, atij iu soll një përkthyes. Akuzat kishin të bënin me trafikimin e drogës në rrethinën e qytezës Hindelbank dhe më gjerë, prej 22 shkurtit deri nga mesi i muajit mars të vitit të kaluar.
Ai kishte trafikuar një sasi prej 500 gramë përzierje heroine, ndërsa vendi i tregtisë ka qenë stacioni i trenit në Hindelbank. Të hollat e fituara, ai ia dorëzonte një organizate.
Me disa nga klientët ai kishte qasje përmes telefonit, pasi në celularin e tij ishin gjetur adresat e disa klientëve të tij. Gjatë bastisjes së banesës së tij, ishin zbuluar rreth 300 gramë përzierje heroine, ndërsa ai kishte mohuar se ajo ishte pronë e tij, por gjurmët e gishtërinjve kishin dëshmuar të kundërtën.
Shqiptari 19-vjeçar, në Shqipëri ka qenë nxënës. Pas përfundimit të shkollës fillore, ai ishte regjistruar në gjimnaz, por pa arritur ta kryejë. “Këtu kam ardhur për shkak të vëllait tim, por jo vullnetarisht”, pohon ai. Vëllai i tij lëngon nga epilepsia dhe është dashur të operohet, ndërsa familjes së tij në Shqipëri i kanë munguar mjete. Për këtë arsye, gjatë pushimeve verore ai kishte shkuar në Greqi për të punuar. Atje ai u njoftua me disa persona, ndërsa njëri nga ta i kishte premtuar: “Ai më gënjeu dhe më tha se vetëm në Zvicër mund të fitoj të holla të mjaftueshme për vëllain”, ka pohuar shqiptari.
Ai zbarkoi në pistën e trafikimit me lëndë narkotike, u zbulua, u arrestua dhe më pas u dëbua për në Shqipëri. Sipas tij, disa persona që u kishte borxh e kishin rrahur atë: “Ata më rrahën, ma kërcënuan familjen dhe ma rrahën familjen”, ka vazhduar shqiptari. Nga po të njëjtit persona, ai ishte dërguar dhe futur përsëri në Zvicër.
Avokati i tij mbrojtës kishte deklaruar se bëhet fjalë për një “peshk të vogël” dhe kjo nuk mund të jetë ndonjë sukses gjyqësor. Nga e gjithë kjo, gjykatësi Bähler ka vendosur ta dënojë me një burgim prej 35 muajsh si dhe kompenzimin e shpenzimeve gjyqësore prej 18.000 frangave zvicerane.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
Jeta në Austri
-
Një çfit austriak u martuan dhe divorcuar 12 herë, për të përdorur fondin e pensioneve Gjykata e Lartë Austriake ka dyshuar për një çift të martuar pensionistësh nga zona e Styrianit,...
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
-
Kriza e Volkswagen prek 6300 vende pune në Austri
-
Papunësia në Austri rritet në 384,000 njerëz në nëntor
-
A mund të lehtësojë një qeveri e re austriake rregullat e natyralizimit?