Uncategorized
Toyota Yaris zgjedhet “Vetura e Vitit 2021”
Vetura japoneze, Toyota Yaris, është zgjedhur “Vetura e Vitit 2021”.
Ajo u zgjodh si më e mira gjatë një ceremonie të zhvilluar në qendrën e panaireve “Palexpo” në Gjenevë të Zvicrës.
Zgjedhja e veturës më të mirë të vitit u bë në kohën kur do të duhej të zhvillohej panairi i njohur i veturave, “Geneva International Motor Show”, i cili u anulua për të dytin vit radhazi për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Toyota Yaris është veturë e vogël që ofrohet vetëm në versionin hibrid me benzinë dhe rrymë. Ajo u vlerësua me 266 pikë, duke mposhtur gjashtë konkurrentë të tjerë në listën e ngushtë, shkruan Autocar.
Në vendin e dytë doli Fiat 500 Electric me 240 pikë, në të tretin Cupra Formentor me 239 pikë, në të katërtin Volkswagen ID 3 me 224 pikë, në të pestin Skoda Octavia me 199 pikë, në të gjashtin Land Rover Defender me 164 pikë dhe në vendin e shtatë ishte Citroen C4 me 143 pikë.
Kjo është hera e dytë që modeli Yaris shpallet vetura më e mirë e vitit, sepse gjenerata e parë e saj gjithashtu e kishte fituar këtë titull në vitin 2000.
“Car of the Year” është organizatë e pavarur ndërkombëtare, e përkrahur nga nëntë revista evropiane nga nëntë shtete të këtij kontinenti.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












