Lajme
Thaçi në Vjenë kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën
"Kosova është ende duke pritur për liberalizim të vizave për qytetarët e saj, shumë vjet pasi fqinjët e saj t’i kenë pranuar këto privilegje. “Si rezultat i këtij trajtimi të padrejtë, kosovarët vazhdojnë të mbesin populli më i izoluar në Ballkan”
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Kongresin e Lëvizjes Panevropiane në Vjenë, ku bashkë me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani dhe atë të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov kanë folur në një panel për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Para shumë përfaqësuesve shtetëror, diplomatëve dhe përfaqësues te jetës publike të Austrisë, presidenti Thaçi ka thënë se këto diskutime janë një burim i inspirimit të përpjekjeve tona, të ëndrrave dhe dedikimit për të qenë plotësisht pjesë e të ardhmes evropiane. “Jo vetëm gjeografikisht, por edhe përmes ndarjes së vlerave që e përcaktojnë kontinentin tonë. Nëse kthehemi mbrapa, shohim se zgjerimi i BE-së ka qenë njëra nga politikat më të suksesshme të BE-së. Ai i ka transformuar shoqëritë dhe vendet dhe i ka bërë ato të lira, demokratike, me prosperitet dhe me paqe”, ka shtuar ai.
Sipas Thaçit, këto janë elementet që e nxisin dedikimin tonë për të arritur dhe për të bërë reforma të thella në të gjitha aspektet e qeverisjes.
Ai ka shtuar se kjo është arsyeja që nganjëherë i shtyjmë proceset që konsiderohen si të vështira ose që jo medoemos parapëlqehen nga populli, porse janë në interesin më të madh të qytetarëve dhe kontribuojnë për të çuar drejt integrimit evropian.
“Rruga për të arritur këtë qëllim është integrimi evropian. Njëlloj, sikurse BE-ja dhe kontinenti i Evropës nuk është i kompletuar dhe nuk mund ta realizojë potencialin e saj në aspektin e sigurisë, në mirëqenie dhe në vlera, nëse Ballkani Perëndimor mbetet jashtë saj”, ka nënvizuar ai.
Në Kongresin e Lëvizjes Panevropiane, presidenti Thaçi ka thënë se anëtarësimi në BE përkon me përkrahjen e 95 për qind të popullit të Kosovës dhe, përderisa premtimi i të ardhmes evropiane mbetet real, atëherë ndryshimi pozitiv është i mundshëm. “Këto ndryshime do të manifestohen në zhvillimin e secilit vend rreth prosperitetit ekonomik, sundimit të ligjit dhe institucioneve të qëndrueshme, por po ashtu edhe në aspektin e bashkëpunimit regjional dhe në tejkalimin e ndryshimeve të së kaluarës”, ka thënë ai.
Para shumë diplomatëve, përfaqësuesve shtetëror, pjesëmarrës në këtë kongres, Thaçi ka theksuar se është e rëndësishme që BE-ja të mbetet e fokusuar në këtë pjesë të kontinentit dhe të sigurojë se zgjerimi të mbetet në tavolinë.
Ai ka shtuar se deri më tani Kosova ka qenë në gjendje të bëjmë përparim të madh për integrimin në BE.
Sipas Thaçit, marrëveshja e Stabilizim-Asociimit e Kosovës me BE-në ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti, duke e bërë atë si marrëdhënien e parë kontraktuale ndërmjet vendit tonë dhe BE-së. “Por, prapë ne duhet të pranojmë se pa një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, asnjëri nga dy vendet s’do të mund t’i bashkohet këtij Unioni. Kjo edhe është arsyeja që ne jemi aq të përkushtuar në dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka theksuar ai.
Presidenti Thaçi ka folur edhe për qëndrueshmërinë e BE-së, duke thënë se Kosova është ende duke pritur për liberalizim të vizave për qytetarët e saj, shumë vjet pasi fqinjët e saj t’i kenë pranuar këto privilegje. “Si rezultat i këtij trajtimi të padrejtë, kosovarët vazhdojnë të mbesin populli më i izoluar në Ballkan”, ka shtuar ai.
Në fund presidenti Thaçi ka thënë se BE-ja duhet të pranojë se kudo që lë një boshllëk, do të dalë dikush tjetër që është i gatshëm ta mbushë atë. Sipas tij, sa më shumë të ketë angazhim të BE-së, do të mbetet më pak hapësirë për fuqitë më pak demokratike të huaja dhe kërcënime të radikalizmit. “Në vend të kësaj, kjo premton prosperitet, më shumë stabilitet, më shumë reforma dhe më shumë paqe”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, në sallën që kanë folur presidentët, ndër ta edhe Thaçi e Nishani, gjatë konferencës në shenjë përkujtimi është shfaqur fotografia e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.
E-Diaspora
-
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, Ambasada e Republikës së Kosovës në... -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës -
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit












