Lajme
Thaçi bën për vete deputetë të LDK-së dhe djalin e Rugovës
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, njëherësh kryeministër në largim, është duke llogaritur edhe në deputetët e LDK-së, për t’i rreshtuar në mazhorancën që pretendon t’i prijë pas përmbylljes së procesit të votimit.
Ende pa u konstituuar përbërja e re e Kuvendit, transferimet e deputetëve po diskutohen dhe llogariten me të madhe nga përfaqësues të ndryshëm politikë.
Nga ky sezon transferesh duket se më së shumti do të pësojë LDK-ja, e cila në sezonin e kaluar kishte punuar shumë për të marrë deputetë nga partitë tjera.
“Thaçi është vënë në gjah pas deputetëve të mundshëm. Deri tash janë katër deputetë potencialë të LDK-së, të cilët kanë thënë po”, ka thënë një burim ndërkombëtarë në kushte anonimiteti për Kohën Ditore.
Nga LDK-ja e Isa Mustafës mund t’i shkëputen disa deputetë për t’u transferuar në një Grup Parlamentar me emrin “Lista Dr. Ibrahim Rugova”, që ishte në listën e AAK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku ishte edhe djali i presidentit të ndjerë, Ukë Rugova.
Astrit Haraqija, njëri nga përfaqësuesit e kësaj liste, ka bërë të ditur për Express se deri tani kanë arritur t’i bashkojnë gjashtë deputetë. “Në grupin tonë nuk do të ketë vetëm deputetë që kanë garuar në zgjedhje si anëtarë të ‘Listës Dr. Ibrahim Rugova’, por edhe deputetë nga partitë tjera”, ka thënë Haraqija.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












