Lajme
Të enjten protestë kundër privatizimit
Në shenjë pakënaqësie kundër privatizimit, BSPK ka vendosë që të organizojë protestë më 20 shtator në Prishtinë
Shterja e debatit për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës, Trepçës dhe Korporatës Energjetike nga ana e Kuvendit, ka shtyrë Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) që t’i thërras të gjithë punëtorët kosovarë për të protestuar fuqishëm, të enjten më 20 shtator në qendër të Prishtinës.Në një mbledhje që BSPK ka mbajtur të martën, është vendosë që më 20 shtator në Sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet të mbahet një protestë masive për të kundërshtuar privatizimin e PTK-së, KEK-ut dhe likuidimin e Trepçës.“Marshimi i protestuesve do të fillojë nga Hoteli Grand dhe do të vazhdojë deri tek Hoteli Swiss Diamond në Prishtinë. Kjo protestë do të fillojë në ora 12:00 dhe do te zgjasë deri ne ora 13:00. Protesta do të jetë dinjitoze dhe e qetë”, deklaruan përfaqësuesit e BSPK-së, nëpërmjet një komunikate për media.Ndryshe, kjo protestë pason nënshkrimin e më shumë se 60 mijë nënshkrimeve të qytetarve kosovarë, të cilët kundërshtojnë privatizimin e ndërmarrjeve publike në këtë periudhë.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












