Kosova
Takimi i Thaçit me Papa Françeskun ngjallë reagime edhe në Argjentinë
Portali argjentinas, “Telam” shkruan se Papa Françesku ka pritur sot presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Ky medium thekson se Vatikani mbetet një shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, njëjtë si Argjentina
Takimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me Papa Françeskun, është komentuar edhe nga mediat në Argjentinë, vendi prej nga vjen Ati i Shenjtë. Portali argjentinas, “Telam” shkruan se Papa Françesku ka pritur sot presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Ky medium thekson se Vatikani mbetet një shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, njëjtë si Argjentina.
“Në takimin e tretë ndërmjet tyre, që kur Papa Francisko u bë Papë në vitin 2013, Jorge Bergoglio (Papa Françesku) e dëgjoi nga vetë goja e Thaçit “përkushtimin e tij për promovimin e dialogut dhe të pajtimit në Kosovë dhe Ballkan”, thanë burimet diplomatike të këtij portali argjentinas, transmeton lajmi.net.
Sipas mediave atje, takimi ka zgjatur mbi 40 minuta dhe u mbajt në Pallatin Apostolik. Kjo ndërkaq ishte vizita e tretë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Selinë e Shenjtë.
Presidenti ka theksuar se Kosova vazhdon të ruajë durimin, besimin dhe vlerat që kemi si shoqëri – dashurinë dhe solidaritetin në familje dhe në shoqëri, respektin për dinjitetin e secilit, tolerancën dhe bashkëpunimin.
“Vatikani është udhërrëfyes dhe motivues për të qëndruar të paluhatur në mbrojtjen dhe promovimin e këtyre vlerave. Prandaj, edhe jemi krenarë me Nenën Terezë, sepse askush më mirë se ajo nuk i ka mbrojtur dhe përhapur kudo në botë këto vlera”, ka shtuar ai.
Presidenti Thaçi është shprehur i lumtur dhe mirënjohës që Kosova ka ndërtuar marrëdhënie miqësore me Selinë e Shenjtë. “Por, do të dëshironim që këto të ngritën në nivelin e njëjtë që e gëzojnë të gjithë popujt e tjerë të botës”, ka theksuar ai.
Presidenti Thaçi e informoi Atin e Shenjtë për konsolidimin e shtetit të Kosovës, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve dhe feve të ndryshme. “Kosova është shembull i dialogut ndërmjet komuniteteve dhe bashkëjetesës fetare”, ka shtuar ai.
Presidenti ka falënderuar Atin e Shenjtë për mbështetjen që Vatikani i ka dhënë Kosovës në kultivimin e paqes dhe demokracisë. “Jemi të lumtur që në fillim të muajit është shuguruar Katedralja e Nënë Terezës në Kosovë. Ju faleminderit që keni dërguar të çmuarin Kardinalin Ernest Simonin”, ka shtuar ai.
Ai ka informuar Papën për organizimin e konferencës së përvjetshme, “Inter-Faith Kosova”, në të cilën liderë fetarë, akademikë, politikanë, shkencëtarë, ndër ta shumë ish-liderë shtetesh dhe laureatë të çmimit Nobel për Paqe, takohen dhe diskutojnë për thellimin e dialogut ndërmjet feve në tërë botën.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e informoi Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, edhe për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim. “Synimi është që të mbyllim kapitullin e konfliktit dhe të hapim kapitullin e bashkëpunimit”, ka pohuar i pari i vendit.
Ai më tej ka thënë se po zhvillojmë dialogun me Serbinë, në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke.
“Pra, po punojmë që të promovojmë, në Kosovë, në rajon dhe në botë, vlerat, si paqja, dialogu, bashkëpunimi, toleranca, bashkëjetesa. Kjo është Kosova e sotme, edhe pse shumë ende e kanë në mendje Kosovën e kaluar – atë të luftës dhe shkatërrimit”, ka thënë ai.
Në fund, presidenti Thaçi ia përcolli Atit të Shenjtë edhe një herë ftesën e përzemërt, në emër të të gjithë qytetarëve, që të vizitojë Kosovën.
E-Diaspora
-
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës Violonçelisti francez performon sonte në Pallatin e Rinisë nën dirigjimin e Peter Valentovič, në një mbrëmje... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026











