Lajme
Tahiri harmonizon me ndërmjetësin Cooper agjendën për dialogun
Zëvendëskryeministrja Tahiri është takuar sot në Prishtinë me ndërmjetësin e bisedimeve Kosovës- Serbi, Robert Cooper, këshilltarin e lartë përfaqësueses së lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.
Në takim është harmonizuar ecuria e procesit të dialogut për çështje praktike midis Kosovës dhe Serbisë dhe përgatitjet për takimin e radhës që do të mbahet nga fundi i marsit në Bruksel. Bashkëbiseduesit u dakorduar që të vazhdohen konsultimet për finalizimin e agjendës dhe për mbarëvajtjen e procesit të dialogut.
Zëvendëskryeministrja Tahiri është takuar edhe me drejtorin për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG), Marko Prelec, ku kanë biseduar lidhur me raportin e fundit që ICG-ja ka bërë për Kosovën. Tahiri ka thënë se, pas analizimit me kujdes të raportit për Kosovën të ICG-së, Qeveria e Kosovës konsideron se çfarëdo propozimi për autonomi është i papranueshëm dhe joreal dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ndërkohë kryeministri Hashim Thaçi ka përsëritur sot se dialogu i filluar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në Bruksel, do ketë përfundime pozitive. “Me mbështetje të plotë të SHBA-ve e BE-së dhe me qëndrimet korrekte e konstruktive të Kosovës dhe Serbisë, ky proces do të përmbyllet me njohjen reciproke dhe anëtarësim në NATO dhe BE-së”, ka thënë kryeministri.Sipas Thaçit, në këtë çështje do të punohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe Pakon e Ahtisaarit.
Ndërsa, duke iu referuar disa deklaratave të fundit të ICG-së se për veriun e Kosovës duhet të ketë një status të veçantë, kryeministri Thaçi ka theksuar se “çdo deklarim i kujtdo qoftë, qoftë politik apo akademik, që del në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe dokumentin e presidentit Ahtisaari, do të ikë si flluskë sapuni”.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









