Lajme
Sot u realizua fluturimi i parë Prishtinë-Paris
Gjatë këtij muaji easyJet do të fluturojë nga Prishtina për në Paris një herë në javë, të shtunave, ndërsa që nga 2 nëntori do të ketë dy fluturime në javë, të mërkurave dhe të shtunave.
Është përuruar sot fluturimi i parë Prishtinë-Paris me kompaninë ajrore easyJet.
Në ceremoninë e organiziar për këtë rast në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ishin të pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Francë, Qendrim Gashi, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, si dhe ministri i Diasporës, Valon Murati, shkruajnë mediat në Prishtinë.
“Me anë të programit stimulues që u dedikohet kompanive ajrore, kemi arritur që brenda një kohe mjaft të shkurtër të shtojmë disa linja të reja ajrore dhe t’i forcojmë ato ekzistuese. Me formimin e këtyre lidhjeve, ne po tentojmë që t’u japim mundësi më të shumta udhëtarëve tanë, numri i të cilëve po rritet në vazhdimësi. Kjo është një linjë e rëndësishme që lidh Kosovën me njërën ndër kryeqendrat më të rëndësishme europiane, Parisin”, ka thënë drejtori gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Kokturk.
Gjatë këtij muaji easyJet do të fluturojë nga Prishtina për në Paris një herë në javë, të shtunave, ndërsa që nga 2 nëntori do të ketë dy fluturime në javë, të mërkurave dhe të shtunave.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












