Lajme
Shqipëria fokusi kryesor i investimeve sllovene
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe homologu i tij slloven, Borut Pahor, përshëndetën të mërkurën Forumin e përbashkët Ekonomik Shqipëri- Slloveni ku morën pjesë 107 përfaqësues nga të gjithë sektorët e biznesit slloven.
Kryeministri i Sllovenisë vlerësoi arritjet e Shqipërisë gjatë viteve të fundit ndërkohë dhe konfirmoi investimet e 20 kompanive sllovene, që do të fillojnë së shpejti aktivitetin në Shqipëri. Pahor tha se Shqipëria do të jetë destinacioni kryesor në Evropë, në të cilin Sllovenia do të fokusohet për investime.
“Sllovenia po kërkon treg të ri në Evropë për të investuar në sektorë të ndryshëm dhe Shqipëria do të jetë në fokusin kryesor të investitorëve sllovenë. Shqipëria është një vend ku mund të investohet pasi ofron lehtësira ekonomike, të cilat janë mjaft të nevojshme për investitorët.
Dy qeveritë janë të vendosur të thellojnë bashkëpunimin në mënyrë që të krijohen lehtësira për biznesin. Për këtë arsye ne vendosëm të ngrinim edhe Këshillin e Biznesit për të dy vendet, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë në nxitjen e investimeve”, deklaroi Pahor.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha i ka bërë thirrje biznesit slloven të investojë në Shqipëri, pasi do të gjejnë një vend me barrën fiskale më të ulët në Evropë. Kryeministri theksoi se falë reformave të realizuara vitet e fundit, Shqipëria ofron taksat më të ulëta në Evropë, si dhe klimën më të favorshme për investitorët e huaj. Për këtë arsye, u shpreh kryeministri, “i bëj thirrje biznesit slloven që të investojë në Shqipëri pasi do të ketë edhe përkrahjen e qeverisë”.
Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një destinacion të preferuar për investitorët e huaj, pasi ofron potenciale të mëdha zhvillimi dhe siguri për kapitalin që investohet. Shqipëria është një vend, i cili ofron potenciale të mëdha zhvillimi.
Në përfundim të Forumit të përbashkët ekonomik Shqipëri-Slloveni, u nënshkrua protokolli i bashkëpunimit nga zëvendësministrat e jashtëm të dy vendeve, Selim Belortaja dhe Vladimir Gasparic. Po ashtu u firmos dhe kontrata midis dy kompanive, asaj shqiptare Albsig dhe asaj sllovene Triglav, sipas të cilës kompania sllovene Triglav blen 51% të aksioneve të kompanisë shqiptare Albsig.
E-Diaspora
-
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit Skuadra e femrave e BK Häcken ka shkruar histori duke fituar UEFA Women’s Europa Cup 2026,... -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












