Ekonomi
Shkupi dhe Prishtina, pranë luftës tregtare
Maqedonia dhe Kosova janë përpara një sfide të re, e cila mund të shndërrohet në një luftë tregtare
Pala kosovare është e prerë dhe thonë se nuk do të heqin dorë. Për sa kohë që ndalohet importi i ikrave dhe materialit për shumimin e peshqve nga Kosova, ajo nuk do të lejojë importin e patateve dhe mjaltit nga Maqedonia. Masa e tillë reciproke nuk i shqetëson shumë autoritetet maqedonase. Ministri i Bujqësisë, Traian Dimkovski, beson se problemi do të tejkalohet. Ai thotë se ndalesa nuk vlen posaçërisht për Kosovën, por për të gjitha vendet që nuk bëjnë kontroll të ikrave dhe peshqve të vegjël të destinuar për shumim.
https://youtu.be/MvRno7RCsLg
Autoritetet e Kosovës, ndërkohë, besojnë se ndalimi i eksportit të ikrës dhe materialit për shumimin e peshqve në vend do të shkaktojë një goditje të madhe për biznesin. Ata nuk shohin asnjë problem dhe besojnë se vendimi i tyre është në përputhje me marrëveshjen e CEFTA-s.
Para më shumë se një muaji, ikrat dhe materiali për shumimin e peshqve nga Kosova janë ndaluar të importohen në Maqedoni. Arsyeja është se Kosova nuk i kontrollon ato produkte, respektivisht nuk bëjnë monitorim siç e kërkojnë tregjet evropiane. Pa një certifikatë të tillë, nuk mund të eksportohet as peshk në tregjet e BE-së. Për këtë arsye nga Qeveri insistojnë që Kosova të ketë monitorim me qëllim të tregtisë së lirë mes dy vendeve. Maqedonia dhe Kosova të paktën një herë në vit gjenden para luftës tregtare. Vitin e kaluar, për më shumë se 30 produkte bujqësore të prodhuara në vend, Kosova e rriti taksën doganore, dhe dëmet u vlerësuan mbi 2 milionë euro./alsatm
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










