Lajme
SHBA vendos taksë 100 për qind për veturat elektrike kineze
Taksa e SHBA -së për të mbrojtur prodhuesit amerikanë nga importet e lira, mund të nxisin tensionet tregtare.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar një tarifë 100% për automjetet elektrike (EV) të prodhuara në Kinë, si pjesë e një pakete për të mbrojtur prodhuesit amerikanë nga importet e lira.
Në një lëvizje, që ka të ngjarë të ndezë tensionet tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë, Shtëpia e Bardhë tha se po vendoste kufizime më të rrepta për mallrat kineze të importuara me vlerë 18 miliardë dollarë.
Burimet thanë se masa pasoi një rishikim katërvjeçar, dhe ishte një masë parandaluese, e krijuar për të ndaluar mallrat e lira kineze, të subvencionuara, që vërshonin në tregun amerikan dhe ndalonin rritjen e sektorit amerikan të teknologjisë së gjelbër.
Përveç rritjes së tarifave, nga 25% në 100% për EV, tarifat do të rriten nga 7.5% në 25% për bateritë e litiumit, nga zero në 25% për mineralet kritike, nga 25% në 50% për panelet diellore dhe nga 25 % deri në 50% në gjysmëpërçuesit.
Tarifat për çelikun, aluminin dhe pajisjet mbrojtëse personale – të cilat variojnë nga zero në 7.5% – do të rriten në 25%.
Pavarësisht nga rreziqet e ‘hakmarrjes’ nga Pekini, Biden tha se taksat e rritura ishin një përgjigje proporcionale ndaj mbikapacitetit të Kinës në sektorin e EV. Burimet thanë se Kina po prodhonte 30 milionë automjete elektrike në vit, por mund të shiste vetëm 22-23 milionë në vend.
Tarifat e makinave janë kryesisht simbolike, sepse automjetet elektrike kineze praktikisht mbetën jashtë SHBA-së, nga tarifat e vendosura nga Donald Trump, gjatë presidencës së tij. Megjithatë, grupet lobuese kanë sugjeruar se ekziston një kërcënim i ardhshëm, pasi Kina kërkon të përdorë eksportet, për të kompensuar dobësinë e ekonomisë vendase.
Aleanca për Prodhimin Amerikan ka thënë se futja e makinave kineze në tregun amerikan do të rrezikonte zhdukjen për prodhuesit vendas të makinave.
Që nga ardhja në detyrë, presidenti ka njoftuar një sërë masash – të tilla si Akti i Reduktimit të Inflacionit dhe Akti i Çipave – për të nxitur industrinë amerikane.
Biden ka mbajtur një qëndrim të ashpër për tregtinë që nga mbërritja në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 2021 dhe beson se plani i tij, ofron një qasje më të synuar – dhe më pak të rrezikshme – ndaj kërcënimit të paraqitur nga Kina, sesa ajo e rivalit të tij.
Në mars, Trump tha se nëse zgjidhej si president më vonë këtë vit, ai do të vendoste një tarifë 100% për çdo makinë nga fabrikat e prodhimit në Kinë. “Ata nuk do t’i shesin ato makina”, tha ai. Trump ka premtuar të rrisë taksat, për të gjitha importet kineze me 60%, një qasje që kritikët thonë se do të rriste çmimet për konsumatorët amerikanë që tashmë po përballen me inflacionin e lartë.
Në prill Biden tha se ai “nuk po kërkonte një luftë me Kinën”, por se SHBA-ja duhej të qëndronte kundër “praktikave të padrejta ekonomike dhe mbikapacitetit industrial” të Kinës. “Unë jam duke kërkuar për konkurrencë, por konkurrencë të ndershme”, tha ai.
Tarifat e reja do të fillojnë pas 90 ditësh nga e marta – një periudhë që do të monitorohet nga afër për shenjat e ‘hakmarrjes’ nga Kina. Burimet e Shtëpisë së Bardhë thanë se qëllimi nuk ishte përshkallëzimi i tensioneve tregtare, por për të ndihmuar pjesët e ekonomisë amerikane, ku kishte pasur një cikël deinvestimi (ulje investimi). / The Guardian
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













